Spahia:Hyrja në NATO, realizimi i një ëndrre historike

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, e cilësoi hyrjen e Shqipërisë në NATO, si realizimin e një ëndrre historike. Gjatë aktivitetit me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes së Mbretit Leka I, në mjediset e Hotel Tirana , Spahia pasi i uroi 70-vjetorin mbretit Leka I, tha se, "sot është një ditë e shënuar sepse Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, duke u realizuar një ëndërr historike e shqiptarëve". Sipas tij, "NATO nuk është thjesht një Aleancë ushtarake, por edhe një Aleancë politike, e gjithanshme që do t'i hapë rrugën Shqipërisë në proçeset e integrimit edhe në BE". Më tej, Spahia shtoi se "një meritë të veçantë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ka mazhoranca e sotme dhe ne kemi bindjen e plotë që kjo mazhorancë do të fitojë edhe mandatin tjetër për t'a anëtarësuar Shqipërinë edhe në BE".