Shqipëria në NATO, gjithçka varet prej saj
Autori i Lajmit: red.
Britania ka mbështetur marrjen e ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO por tani i përket vetëm Shqipërisë të tregojë nëse është e aftë të ecë me standartet e Aleancës apo jo. Kjo është deklarata e drejtorit për Evropën Juglindore në Ministrinë e Jashtme britanike, David Landsman. “Ne ishim dakord për ftesën që Shqipëria ka marrë në Bukuresht dhe ftesa do të thotë se dera e NATO-s është e hapur për Shqipërinë. Pyetja tani është vetëm nëse Shqipëria është gati të hyjë në NATO. Ne jemi të hapur për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit dhe gjithashtu mirëpresim edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, - ka pohuar Landsman. Ai ka shtuar se Britania është e interesuar të ketë marrëdhënie me të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, pasi sipas tij, paqja në këtë rajon do të kishte pasoja pozitive për të gjithë Evropën. “Britani ka ambasada në të gjihtë vendet e Ballkani Perëndimor dhe kjo do të thotë se ky rajon është shumë i rëndësishëm për ne sepse është një rajon fqinj. Kjo do të thotë se suksesi i këtij rajoni është diçka pozitive edhe për ne, ndërsa problemet do të ishin diçka negative”, - ka shtuar Landsman.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008