E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Shqipëria rrezikon anëtarësimin e plotë në NATO

Autori i Lajmit: red.
Shqipëria rrezikon anëtarësimin e plotë në NATO. Paralajmërimi vjen nga trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, i cili edhe një herë tjetër ka tërhequr vëmendjen për zhvillimet e fundit politike.
Ka qenë sërish ambasadori i SHBA-së në Tiranë John Ëithers, i cili menjëherë pas deklaratës së drejtorit të Departamentit Amerikan për Evropën Jugore dhe Qendrore ka mbledhur në ndërtesën e ambasadës, 6 njerëz të njohur të medias. Kështu, pas reagimeve nëpërmjet intervistave apo letrave zyrtare, ambasadori amerikan ka zgjedhur median për të përcjellë shqetësimet e tij, lidhur me zhvillimet politike. Në një takim që ka zgjatur 2 orë e 40 minuta, me gazetarët Mero Baze, Blendi Fevziu, Andi Bushati, Andi Bejtja, Sokol Balla e Skënder Minxhozi, ambasadori amerikan ka tërhequr vëmendjen për cenimin e pavarësisë së institucioneve apo për tragjedinë e Gërdecit. Muajt e fundit trupi diplomatik i akredituar në Tiranë është treguar si rrallëherë aktiv në kritikat ndaj mënyrës se si po menxhohen situata të ndryshme në vend.
Sulmet mbi Prokurori
Diplomati amerikan ka shprehur veçanërisht shqetësim për përpjekjet e qeverisë për të vënë nën kontroll punën e Prokurorisë së Përgjithshme. Ai zbulon një fakt skandaloz, kur kryetarja e Kuvendit Topalli i ka dërguar Ina Ramës fjalimin e fotokopjuar të Mediut në Kuvend me qëllim të orientojë hetimet ndaj Gërdecit. ”Kjo do të thotë të diktosh hetimet mbi Gërdecin, ose të kërkosh çfarë të hetosh dhe çfarë jo. Në hetimet për Gërdecin Ëashingtoni nuk është i interesuar kush është fajtori apo deri sa lart shkon përgjegjësia, por është i interesuar vetëm të zbardhet e vërteta. SHBA-të e quajnë këtë gur prove për qëndrimin që qeveria mban ndaj drejtësisë në këtë çështje” –mësohet të jëtë shprehur diplomati amerikan. Brenda këtyre fakteve të reja zbulohet gjithashtu se një projektligj që pritet të hyjë me procedurë të përshpejtuar në vjeshtë parashikon uljen e profilit të këtij institucioni dhe rritje të ndikimit politik ndaj këtij institucioni. Diplomatët i kanë kërkuar dhe Ministrisë së Drejtësisë se çfarë ka ndër mend të bëjë me këtë çështje, por kërkesa e tyre ka mbetur pa përgjigje.
Dekretet për Gjykatën e Lartë
Shqetësim tjetër i amerikanëve kanë qenë dhe “raportet e deformuara” të shumicës me Presidentin, dhe sidomos përpjekja për të rrënuar autoritetin e Gjykatës së Lartë, duke hedhur poshtë në bllok gjashtë kandidaturat e para. ”E pamundur që asnjë prej kandidaturave të mos jetë i mirë”, çka do të thotë që shumica u përpoq të diktonte përbërjen e gjykatës, sipas shijeve të saj politike. Me dyshim shihen dhe sulmet ndaj KLD–së dhe përpjekjeve për ta vënë atë në kontroll. Shqetësim serioz janë edhe përpjekjet e Kryeministrit për të ngritur një superagjenci shërbimesh sekrete, sipas modelit të këshilltarit të tij, të jashtëm Tom Rixh.
Sulmet e qeverisë ndaj OSBE-së
Shqetësimet shkojnë edhe më tej në Perendim, pas një tjetër përpjekjeje të qeverisë për të sulmuar misionin e OSBE në Tiranë. Diplomati amerikan i referohet një fjalimi të ambasadorit shqiptar në Vjenë, i cili la të nënkuptonte te Ndërkombëtaret se ky mision në Tiranë është i panevojshëm. Në këtë rast të huajt shtrojnë pyetjen. Pse duhen larguar monitoruesit e huaj, pikërisht në prag të një viti elektoral? Këto janë disa nga sheqëtesimet kryesore që kanë filluar të ngrihen dhe vlerësohen tepër serioze nga përfaqësitë e huaja në Tiranë. Shqetësime që sipas tyre përbëjnë arsye të forta për të vënë në pikëpyetje ratifkimin nga disa vende perëndimore përfshi këtu edhe SHBA-në, të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Shqetësimi i nisur që në muajin prill vjen menjëherë pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit, por dhe sondazheve amerikane, ku konfirmohet se korrupsioni në vend është rritur. Në rast se nuk ratifikohet ftesa për në NATO, Shqipëria rrezikon pranimin në organizatë, samitin e ardhshëm duke e shtyrë këtë anëtarësim pas zgjedhjeve të 2009, dhe kjo padyshim është shuplakë e rëndë për qeverinë “Berisha”.
Ky lajm është publikuar: 01/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›