Shqiperia ne hall Salihi dhe Bogu ndahen me klubet
Tashme thuajse eshte bere nje ritual. Perseritet ne cdo periudhe te mundshme te transferimit te lojtareve. Te gjithe sulmuesit shqiptare perfundojne ne merkato
Tekniku i ri i Shqiperise Xhiani de Biazi shume shpejt mund te filloje qe te hedhe dyshime mbi repartin qe kur ka ardhur e ka cilesuar si me te sigurt. Flasim per repartin ofensiv te kombetares tone qe deri me tani eshte mbeshtetur tek Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi. Te dy sulmuesit qe luajne respektivisht per Cezenen dhe Rapidin e Vjenes jane gjithmone e me shume ne pikepyetje. Ne Itali Bogu nga java ne jave po zbulon se nuk eshte ne planet e Daniele Arrigonit. Nderkohe qe sa i perket Salihit gjithcka eshte me e komplikuar. Rapidi kerkon qe ta shese pasi shkodrani nuk ka pranuar qe te zgjase kontraten me bardhjeshilet. Ne Austri Salihi eshte kthyer ne nje ceshtje pasi ne mes jane futur edhe mediat qe kritikojne... klubin.
Bogu
Qendrimi i Erjon Bogdanit te Cezena eshte gjithnje e me shume ne dyshim. Sulmuesi i kombetares shqiptare ka marre oferta nga disa klube italiane ku ajo qe ka shfaqur me shume interes per te eshte pikerisht Modena skuader qe luan ne Serine B. Por ditet e fundit ne radhe per futbollistin 34-vjecar ka hyre edhe skuadra e Leces. Kjo e fundit eshte ne kerkim te nje sulmuesi per te perforcuar repartin e avancuar dhe Bogdani shihet si kandidatura ideale per trajnerin Serse Kozmi. Me pare u fol edhe per nje interesim te Breshias per sulmuesin shqiptar te Cezenes por duket se Lece ka fituar nje avantazh te konsiderueshem ne krahasim me ekipet e tjera italiane. Dje Bogu mbase ka marre edhe pergjigjen perfundimtare nga romanjolet e Cezenes qe nuk e hodhen ne fushe per as edhe nje minute.
Fenomeni... ne shitje
Hamdi Salihi eshte perfshire nga portali austriak Sport10.at si nje nga tre fenomenet e futbollit ne Austri se bashku edhe me Marko Jankon dhe Roli Lincin. Hamdi Salihi eshte nje fenomen - argumenton ne shkrimin e tij Markus Gajsler. Ai shenoi cdo 126 minuta sezonin e kaluar per Rapidin para se gjithash ne rolin e xholit ai thuajse realizoi gjithmone. Megjithate trajneri i dikurshem Peter Pakult por edhe ai aktual Peter Shetel nuk e ka marre shume ne konsiderate sulmuesin shqiptar. Sot - thekson Sport10.at - ai eshte ne listen e lojtareve qe duhet te lene Rapidin madje ne krye te saj.