E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa FA Runi cmend Mancesterin

Junaitidi shenoi tri here me Runin dhe Uelbekun Ne Etihad Stadium ishte prezent edhe Dejvid Bekam

Derbi i Mancesterit i vlefshem per Kupen FA nuk zhgenjeu pritshmerine. Ne nje ndeshje te tille pritej rikthimi i djajve dhe i Uejn Runit. Dhe ashtu ndodhi. Junaitidi mundi Sitin duke kaluar ne turin e kater te Kupes FA fale numrit nente qe te pakten gjate pjeses se pare dukej si i djallezuar.

Hakmarrja

Ser Aleks Fergusoni e di shume mire se hakmarrja eshte nje pjate qe serviret e ftohte. Keshtu vendos qe shtroje ne tavoline nje pjatance qe do ti shijoje ne fund tifozeve te Junaitidit. Disfata 6-1 qe pesuan ne Old Trafford ne ate takim te vlefshem per Premier Ligen tashme eshte nje kujtim i larget. Ne receten e menaxherit nga Skocia ndodhet paqja e vene me Runin dje ishte autor i dy golave dhe rikthimi ne te shkuaren Pol Skollsi qe la futbollin gjashte muaj me pare do te jete pjese e Junaitid deri ne fund te sezonit. Ky i fundit qe luajti per rreth 30 minuta ndihmoi jo pak Junaitidin me klasin e vet edhe pse duhet thene se ritmin e lojen ende nuk e ka fituar. Madje ishte pikerisht Skollsi qe i dha mundesi Sitit te rihapte nje ndeshje qe ishte e mbyllur. Pas nje gabimi te mesfushorit ne fjale Siti arriti qe te shenonte edhe golin e pare.

Dite e erret per arbitrin

Derbi numer 162 i Mancesterit ishte spektakolar edhe pse u prish keq nga nje gabim i kryesorit Foi. Arbitri anglez ne fillim dha nje karton te kuq te pakuptimte ne dem te kompanise ne minuten e 12-te dhe me pas toleroi gjate tere lojes disa lojtare qe me te vertete nderhynin me nje qellim te vetem per ti bere keq kundershtarit. Performanca e arbitrit nuk ishte nga ato me te mirat pasi nuk i dha Junaitidit nje penallti qe mund te kishte mbyllur takimin qe ne ato caste po fitohej prej djajve 3-1. Keshtu me nje lojtar me shume dhe nje gol te shenuar heret gjithcka ndodhi pas vetem 720 sekondash loje Junaitidi mundi qe te dilte nga kriza qe e kishte mberthyer Ser Aleks Fergusoni humbi me te tijte dy takimet e fundit ne Premier Lige. Gjithsesi Siti luajti mire dhe ne fund pati mundesi qe te barazonte takimin.

Pjesa e dyte

Sa i perket pjeses se dyte ndodh ajo qe pak kush e kishte menduar. Mancini zevendesoi David Silven dhe Xhohnsonin pasi te marten do te luajne gjysmefinalen e Kupes Karling me Liverpulin. Ne fraksionin e dyte Siti dha gjithcka kishte dhe vetem pas tri minutash loje shenon golin e pare Kolarovi ktheu ne gol nje goditje denimi. Me tej erdhi edhe momenti i Kun Agueros. Argjentinasi qe sic thame me lart perfitoi nga ai gabim i Skollsit arriti te shkurtonte edhe me shume diferencen kur kishin mbetur per tu luajtur edhe 26 minuta loje. Ne ate cast Ethiad Stadium kthehet ne nje ferr per djajte e Fergusonit qe ne fund rrezikuan te merrnin edhe te tretin nese Siti do te barazonte atehere ndeshje do te luhej edhe nje here ne Old Trafford. Rasti i fundit i mire per Sitin ishte ai i minutes se 93-te kur Kolarovi perseri tentoi te kthente ne gol nje goditje denimi. Keshtu djajte e kuq arriten te fitonin derbin numer 162 te Mancesterit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›