E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria në kaos nga protestat e studentëve, Rama për “Reuters”: Nuk do të jap dorëheqjen

Ndërkohë që Shqipëria prej tre ditësh është nën pushtetin e të rinjve, të cilët kanë dalë në protesta masive, kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar për Reuters, se nuk do të japë dorëheqjen.

edi rama

Rama deklaroi se nuk do të lejonte që dhuna të rrezikonte synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Sa i përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion”, tha Rama në përgjigjet me shkrim për Reuters.

Më tej kreu i qeverise tha se “Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të adresoj shqetësimet legjitime dhe ta ndihmoj Shqipërinë të ecë përpara. Alternativa do të ishte tradhtia ndaj shqiptarëve që më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Rama tha se do të ishte gati të diskutonte koston në rritje të arsimit, por shtoi: “Sulmi ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe kërcënimi i sigurisë publike nuk kanë të bëjnë fare me kërkesat legjitime të studentëve.”

reuters edi rama

Protestat shënojnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili fitoi një mandat të katërt vitin e kaluar, shkruan Reuters.

“Korrupsioni duhet të përballet dhe, siç e ka riafirmuar vetë BE-ja së fundmi, Shqipëria po e përballon atë si kurrë më parë”, tha Rama.

“Ndoshta disa forca, brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të ketë sukses si një pararendëse për anëtarësim në BE. Por unë nuk do të lejoj që dhuna të prishë të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, deklaroi Rama per Reuters.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›