Skandal/ Arrestimi i studentëve protestues, dalin pamjet nga brenda komisariatit! Të lidhur dhe të shtrirë ne dysheme! Të rinjtë trajtohen në mënyrë çnjerëzore
Pamje të rënda nga ambientet e një komisariati policie, ku shfaqen të rinj të arrestuar gjatë protestës studentore. Ata shfaqen të lidhur dhe të shtrirë në dysheme.

Për këtë çështje ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar trajtimin e të rinjve si çnjerëzor dhe një krim të rëndë. Nga ana tjetër policia e shtetit ka mohuar se pamjet vijnë nga ambientet e komisariateve të saj.
Por ne reagimin e tij, Bardhi u ka bërë thirrje organizatave që merren me mbrojtjen e fëmijëve dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit që të ndërhyjnë urgjentisht për të dokumentuar mënyrën e trajtimit të gjimnazistëve dhe studentëve të shoqëruar në komisariate.
Reagimi i Gazment Bardhit:
“Pamje të rënda brenda komisariateve!
Ky është trajtim çnjerëzor. Ky është një krim i rëndë!
I bëj thirrje organizatave të mbrojtjes së fëmijëve dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht për të dokumentuar mënyrën se si po trajtohen gjimnazistët dhe studentët nëpër komisariate.”