E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne krye te OBSH-se per 6 muaj

Ministria e Shendetesise shqiptare merr presidencen e radhes te rrjetit shendetesor per Europen Juglindore iniciative kjo e mbeshtetur nga Komisioni Europian Keshilli i Europes dhe Organizata Boterore e Shendetesise cka i jep mundesine per te thithur me shume fonde ne fushen e shendetit publik. Shqiperia me kete dimension qe merr lehteson ne menyre te dukshme aksesin e saj sepse perfundimisht sillet si nje vend lider. Dyert e gjithe partnereve nderkombetare jane te hapshme tha ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Ai vleresoi punen e bere nga ky rrjet per kohezionin social ndertimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon per ndertimin e nje jete me te shendetshme per qytetaret tane duke e konsideruar shembull te shkelqyer te bashkepunimit rajonal. Ne kete drejtim ai permendi projektin e shendetit mendor i cili shtroi nje bazament te sigurt per projektet dhe iniciativat e tjera. Ai i garantoi pjesemarresit per mbeshtetjen politike dhe teknike te Shqiperise gjate Presidences se saj te rrjetit per permbushjen e detyrimeve lidhur me institucionalizimin e Sekretariatit te SEEHN ne Shkup por edhe per te hedhur veshtrimin drejt sfidave te reja te bashkepunimit rajonal. Nderkohe qe perfaqesuesit e vendeve anetare te SEEHN kane diskutuar mbi bashkepunimin rajonal ne lidhje me shendetin publik bashkepunim i cili ka hyre ne nje faze te re. Ajo eshte ne perputhje me marreveshjen e mirekuptimit te firmosur ne vitin 2009 per te sanksionuar me tej te ardhmen e rrjetit shendetesor te Europes Juglindore per te hapur shtigje te reja te diskutimit rajonal te temave te medha me rendesi rajonale duke zhvilluar me tej qendrat rajonale te zhvillimit dhe bashkepunimit. Mbledhja e 24 perfaqesuesve te dikastereve te shendetesise te vendeve te Europes Juglindore do te vazhdoje edhe sot.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›