E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, në panairine turizmit në Gjermani

KELN- Thesaret e Ballkanit" ishte stenda me të cilën Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi, u prezantua në Panairin e Turizmit i cili u zhvillua në Këln të Gjermanisë gjatë datave 27-29 korrik. Ky panair është i llojit "Bussines & Bussines" dhe më saktësisht, ka në fokus tregun turistik të autobusave, sektor i cili ka njohur zhvillime të mëdha në vendin tonë, vitet e fundit, ku Shqipëria përfaqësohet në këtë panair që në vitin 2007. Tematika e sivjetshme e panairit ishte "çiklizmi dhe ngjitja malore", ku së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, promovonin Shqipërinë dhe produktet e tyre, edhe 4 agjenci turistike shqiptare të përzgjedhura në bazë të eksperiencës së tyre në këtë fushë. Ne funksion të stendës së përbashkët ballkanike, është përgatitur edhe një fletë-palosje elektronike me bukuritë dhe atraksionet turistike të të tre vendeve, e cila iu shpërnda 5000 tour-operatorëve dhe 3000 shoqatave të sektorit.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›