E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rritet eksportinë sektorin e fasonevereagon PS

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha tha sot, në mbledhjen e Qeverisë, se "gjatë muajit korrik ka një rritje të ndjeshme të eksporteve dhe kjo e shoqëruar me një rritje të ndjeshme të punësimit në vend". Në të kundërt me deklaratat e Opozitës e cila deklaron se ka rritje të nivelit të papunësisë. Vetëm pak ditë më parë, më 2 gusht, në një prononcim për shtyp deputeti i PS-së Arben Ahmetaj deklaroi se vetëm në pak muaj 100 mijë vetë kanë humbur vendet e punës dhe bëri përgjegjëse pushtetin PD- LSI.
Duke folur për situatën ekonomike në vend, Kryeministri Berisha tha sot se "në rrafshin ekonomik, korriku është muaji me lajme qartësisht pozitive". Sipas tij tregues më i djeshëm dhe më solid i prodhimit janë eksportet. “Për muajin korrik ka një rritje të eksporteve Made in Albania prej 65 për qind”- tha Berisha-duke shtuar se në këtë përllogaritje nuk “është përfshirë as një qindarkë nga shiu, energjia apo uji. është e tëra prodhim mundi, djerse e pune”

Kryeministri tha se "thellësisht pozitive është edhe rritja e eksporteve me materiale të importuara, të cilat në 7 muaj kanë një rritje prej 29 për qind që do të thotë se ka një rritje të ndjeshme të punësimit.
Zoti Berisha u ndal dhe në sektorin e fasonëve ku sipas PS 11 mijë vetë janë pushuar nga puna në këto ndërmarrje për shkak të krizës ekonomike.

Zoti Berisha nënvizoi se në 7 muajt e fundit në sektorin e fasonëve eksporti kap vlerën e vlerën 95.2 miliardë lekë, kundrejt 57 miliardë që kanë qenë në 7 muajt e vitit të kaluar.

"Rritja me 29 për qind e eksporteve do të thotë se ka një rritje të ndjeshme të punësimit. Nëse ka një gjë ku njësia e prodhimit lidhet ngushtë me njësinë e punës, ato janë fasonet. Në total eksporti i 7 muajve kap vlerën 95.2 miliardë lekë, kundrejt 57 miliardë që kanë qenë në 7 muajt e vitit të kaluar.”
REAGON PS
Në reagimin e mëvonshëm të PS, pak ore pas deklarates se kryeministrit, shifra për humbjen e 11 mijë vendeve pune ishte marrë dy javë më parë në Këshillin Kombëtar të punës. Kjo shifër ishte raportuar nga vetë sipërmarrësit e fasonëve, ndërsa Kryeministri bënte krahasimin me shifrat zyrtare të dy vjetëve më parë, “Eksporti i veshmbathje e këpucëve, është rritur me 8%. Ky është vetëm efekti i nënçmimit të Lekut; nëse krahasojmë eksportet e këtij viti me dy vjet më parë, vlera në Euro nuk ka lëvizur. Pra, derisa edhe ky sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit, për punësimin është në vend numëro, do të thotë që ekonomia vazhdon të jetë në ngërç.”- deklaroi sot në një prononcim për shtyp deputeti socialist Ilir Beqaj. Prononcimi u bë vetëm pak orë pas deklaratës së kryeministrit.
Sipas Beqajt vetë të punësuarit në këtë sektor raportojnë se po jetojnë me borxhe dhe se këto nuk janë shifra të Partisë Socialiste por shifra të “organizmave të fasonistëve dhe të studimeve që bëjnë studio apo organizata jashtë politikës për të vërtetën e ekonomisë Shqiptare.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›