Pranga hajduteve te televizoreve shkaterrohet grupi me 6 anetare
Policia e Tiranes ne bashkepunim me ate te Durresit kane vene nen pranga 6 persona per vjedhje te shume dyqaneve e lokaleve kryesisht pika bastesh te ndodhura ne keto dy qytete. Autoret e dyshuar per keto vjedhje jane Spartak Qoku 20 vjec Vilson Hasa 20 vjec Vehap Halili 25 vjec Egli Mane 20 vjec Romeo Mustafa 27 vjec Etmond Maska 23 vjec. Gjithashtu jane shpallur ne kerkim edhe dy persona te tjere emrat e te cileve nuk behen publike per arsye te hetimit. Gjate kontrollit atyre u jane gjetur dhe u jane sekuestruar 23 televizore plasma te markave te ndryshme 2 qese brenda se ciles ka pasur lende narkotike e llojit Canabis Sativa dhe 4 aparate telefonike celulare te markave te ndryshme. Gjithashtu atyre iu eshte sekuestruar edhe nje makine Renault Klio me targa TR 6807 T. Ata dyshohen se kane realizuar 11 vjedhje ne kohe e vende te ndryshme ne Tirane. Aventura e tyre si hajdute sipas policise ka filluar me 4 Maj te ketij viti kur kane vjedhur nje pike Eurolloto ne rrugen Idriz Dollaku nga ku kane marre 5 televizore plasma. Duke vazhduar me tej me date 25 gusht 2010 ne rrugen Lord Bajron ne Tirane kane vjedhur nje Fast Food dhe dyqanin e celulareve nga ku kane marre 20 cope aparate celulare. Nderkohe historia e tyre me vjedhjen e pikave te basteve ka vazhduar me tej kur me 4 shtator ne rrugen e Durresit ne Tirane kane marre 7 televizore plasma. Ne total ata kane vjedhur mbi 40 televizore plasma ne Tirane qe eshte edhe aryeja e vendosjes se kodimit Plasma te ketij operacioni te organizuar nga policia e Tiranes. Po keta te rinj dyshohen se kane vjedhur automjetin tip Kia Sorento me targa greke ZKE 8024 me 22 shtator prane sheshit Rilindja. Pas kryerjes se veprimeve procedurale eshte konkluduar se po keta person jane autor te nje sere vjedhjesh te lokaleve e supermarketesh ne qytetin e Durresit.