E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në sytë e “Al Xhazera”, reportazh në perlën jugore të bregdetit

Rrjeti televiziv më i madh arab Al Xhazira i kushton turizimit shqiptar një kronikë të zgjeruar për turizmin. Gazetarët e Al Xhaziras kanë pasqyruar bukuritë natyrore të jugut, por mbi të gjitha ajo që ka tërhequr vëmendjen është bunkerizimi i vendit në kohën e diktaturës së Hoxhës.
 

Pavarësisht paragjykimeve për televizionin Al Xhazira, vendi ynë ka një tjetër panoramë e cila është pasqyruar me anë të një mini reportazhi kushtuar Sarandës, e cila etiketohet si “kryeqendra e turizmit shqiptar”. Kryetari bashkisë së Sarandës, Stefan Cipa, bën një panoramë të hyrjes së turistëve në vendin tonë për këtë vit.
 

"Struktura e turistëve që vijnë në Sarandë është e larmishme. Sivjet këtu qëndruan afro 500 mijë turistë, gati gjysma e tyre ishin të huaj, që vijnë nga shumë vende të botës. Saranda nuk është vetëm pasuri e Sarandës, apo Shqipërisë. Por është pasuri edhe e Ballkanit, Evropës e do të thosha edhe më gjerë
 

Sipas televizionit arab rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon nëpërmjet plazheve të Adriatikut dhe Jonit.
 

"Turizmi në Shqipëri, është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, i cili ngadalë po jep rezultate. Këtë vit, turizmi bën pjesë me 6.1 për qind të prodhimit brito të vendit. Ky është një hap i madh për ne" -shprehet Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Brikena Arapi.
 

Saranda sipas reportazhit të rrjetit televiziv Al Xhazira është një qytet mjaft i joshës për biznesin.Këtë fakt e pranon edhe një kroat, i cili ka hapur biznes në këtë qytet.
 

"Fitimi është i madh. Por edhe këtu tani ka filluar aplikimi i arkave fiskale e tatimeve. Shqipëria po shkon drejt evropës ndonëse ka ende rrugë për të bërë”shprehet Xhevat Ismajli.
 

Shqipëria përcaktohet si një vend ekzotik për vizitorët e huaj, të cilët tashmë janë thuajse nga e gjithë bota.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›