Shqiperia ne tranzicion. Biberaj shte nje veshtrim personal

“Shqipëria ne tranzicion. Rruga e veshtire drejt demokracise 1990-2010”, është botimi gazetarit të njohur të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, promovimi i të cilit mblodhi në Tiranë politologë dhe historianë. Autori Biberaj tha se në këtë vështrim krejt personal, Shqipëria në këtë libër vjen si vend me demokraci ende të brishtë.
“Ajo që më shqetëson pas 20 vjetësh zhvillimesh dhe transformimesh pozitive dhe dramatikë këtu është përshtypja që kam se ritmi i përgjithshëm i demokratizimit duket se është ngadalësuar. Demokracia, vlerat demokratike sipas mendimit tim ende nuk kanë hedhur rrënjë të thella në rradhët e elitave partiake, politike, institucioneve, por dhe të popullsisë në përgjithësi”- tha Biberaj.
Ndikimi i faktorit ndërkombëtar dhe shembujt e demokracive të forta botërore – sipas Biberajt - do të ndryshojnë edhe tiparet e demokracisë shqiptare. Libri është shkruar në vitin 2008 dhe autori thotë se tani ishte momenti për ta sjellë atë edhe në shqip.
Julia Bardhushi