Shqipëria në tranzicion, fotot e absurdit 20-vjeçar

"Dyqan buke", Tiranë 1992
Një histori shqiptare, nga uria e bukës në fillimvitet ’90, tek uria e pasurimit në vitet 2000
Aty rrinë pranë e pranë shenjtorë, diktatorë, politikanë… Skënderbeu i bronztë, një elefant alabastri… Që t’u bëjë qejfin të gjithëve, mjeshtri ka realizuar filxhanë të mëdhenj kafeje me foton e Enver Hoxhës, Sali Berishës, Nënë Terezës… Një bashkëjetesë me bazë ekonominë e tregut… Të ekspozuara përpara një kioske buzë rrugës, ato nuk i ngjallin gati-gati asnjë kuriozitet kalimtarëve të zakonshëm, por nuk mund t’i shpëtojë syrit të një fotografi të huaj. Ka disa javë që ka dalë në libraritë europiane albumi “Shqipëria në tranzicion”, një botim i shtëpisë botuese “Benteli”, një libër me fotografi i fotografit zviceran Hans Peter Jost, shoqëruar me tekste të Christina Kleineidam. Promovimi i këtij albumi do të zhvillohet në Tiranë më datë 22 tetor, ora 20:00, në galerinë “Tirana Express”, që është e njohur si galeri hapësirash alternative të artit.
Krahas fotografive e teksteve të dy autorëve të huaj, albumi shoqërohet edhe me një parathënie të Fatos Lubonjës, i cili i shton këtij botimi, krahas këndvështrimit të huaj, edhe atë shqiptar. Sipas tij, ky album sjell një këndvështrim tjetër nga ai i shumë librave me foto të realizuar nga të huajt për Shqipërinë dhe e ka cilësuar përmbajtjen e tij si “ironia e

Fotografi zviceran Hans Peter Jost
tranzicionit”. Përmes fotografive, fotografi zviceran jep një panoramë të 20 viteve të gjata të tranzicionit shqiptar. Janë fotot e trishtueshme të fillimviteve ’90, kur Shqipëria e sapodalë nga një diktaturë 5 dekadash dukej si e humbur, si ai njeriu që sheh dritën e diellit për herë të parë. Gati-gati të kalon një e rrëqethur kur shikon fotografitë e radhëve të bukës, fytyrat e shtrembëruara, të puqura pas hekurave të dritareve, duke shtrirë kartëmonedhat në këmbim të një buke… E në këtë varfëri ekstreme nisi lufta për mbijetesë, e më pas e kthyer nga disa në makutëri për të fituar. Nga ajo gruaja e ulur në shkallë që shet pije freskuese, tek ndërtuesit, që pak u intereson shkatërrimi i traditës në qytetet-muze, por ngrenë pallate shumëkatëshe, si të jenë në garë për të rrokur qiellin. Realiteti shqiptar është gjithë kontraste dhe fotografit nuk i duhet të mundohet shumë. Gjithandej syri të rrok situata nga më të çuditshmet, që nga plazhet me rërë

Dy nga fotot e koleksionit Brot und Not, realizuar në fillim të viteve 90
e palma plastike, tek ndërtesat në formë vapori, rrëketë e ujit të mbushura me plehra, limuzinat e parkuara në qendër të Tiranës, mure të mbushura me grafite, misionarë të huaj që u predikojnë banorëve të zonave të thella në varfëri ekstreme… Kjo është mënyra se si fotografon Hans Peter Jost, fotograf në profesion të lirë, i tërhequr më së shumti kah fotografia dokumentare dhe portreti. Hans Peter Jost fokusohet tek aspektet sociale, të cilat shpesh i ndjek me vite. Edhe më interesant e bëjnë botimin ndërhyrjet e Christina Kleineidam, arkitekte dhe gazetare. Me mprehtësinë e një gazetareje dhe linjat e një arkitekteje, ajo vizaton portrete njerëzish që ka ndeshur gjatë rrugëtimit të saj nëpër Shqipëri. Për Hans Peter Jost dhe Kleineidam, nuk është bashkëpunimi i parë. Një vit më parë kanë nxjerrë librin “Pambuku në botë”.
Viktori
Viktori ia ka dalë mbanë, sepse familja e tij është njëra nga ato që kanë mundur të ndërtojnë në ish-Kënetë, zonë dikur

"Në rrugën Tiranë - Romanat 1994"
moçalore pranë Durrësit, jo një, por disa shtëpi. “Në vitin 1992 mbërriti xhaxhai im i madh”, tregon teksa furnizohet me racionin e përditshëm e të stërmadh të cigareve në barin që ndodhet në rrugën gjithë pluhur, përballë pronës së familjes së tij. Syzet i ka vendosur shkujdesshëm mbi flokë dhe mban xhinse fringo të reja, nga ato si të grisura. Më vonë, kështu vazhdon historia, midis 1995-s dhe 1999-s anëtarë të tjerë të familjes e ndoqën prej Larit të Mirditës, një zonë malore e izoluar në veri të Shqipërisë. “Tani s’ka kush të vijë më”, qesh ai. Në fshatin ku deri në fund të diktaturës jetonin rreth pesëdhjetë familje, nuk ka mbetur më askush.
[...]
E varfër apo e pasur, çdo familje në ish-Kënetë lidhet tek një tub i gjatë e i zi, që e merr ujin nga lidhja qendrore e qytetit. Tubat, të pleksur pazgjidhshëm me njëri-tjetrin, shtrihen përgjatë kanaleve të mbushura me plehra për te shtëpitë që janë megjithatë shpesh pa ujë, sepse uji, në varësi të stinës, vjen ose vetëm dy herë në ditë ose vetëm dy herë në javë për disa orë. Prandaj, ujin e pijshëm e mbledhin nëpër bidonë, kova e shishe, kurse për të vaditur kopshtin familja e Viktorit ka shpuar një pus 12 m të thellë. Për kopshtin kanë blerë humus, që e kanë shpërndarë mbi tokën e kripur të moçalit, por “megjithatë, zarzavatet nuk shijojnë si në shtëpi, atje në mal”. Sa mjeshtëror është arti i familjeve për të përballuar jetën, aq e paaftë është administrata shtetërore. Si rezultat, nevoja për urbanizimin e lagjes vazhdon të

Dyqan suveniresh në Tiranë, 2010
mbetet çështje dite. Urgjent është sidomos ndërtimi i një kanalizimi, që të mbledhë si fekalet që tani përfundojnë nëpër

Me demokracinë erdhën edhe mallra të reja. Dyqan në Laç, 2010
kanale, ashtu edhe ujin e shiut që gjatë reshjeve të shumta përmbyt lagjen. Atëherë do të vendoset taksë për shtëpinë dhe tokën. Për toka të mëdha, kjo taksë luksi do të jetë veçanërisht e kripur, “por kjo është e drejtë”, – thotë Viktori, sepse kush ka më shumë nga sa ka nevojë, duhet edhe të paguajë për të. Nëse dikur pronësinë e tokës e përcaktonte ligji i më të fortit, sot shumë tabela lajmërojnë për shitjen e tokave mbi të cilat qëndrojnë skelete betoni të