Shqipëria në zemër, Zvicra në kokë

Zemra u rrah për Shqipërinë, e koka është në anën e Zvicrës. A është e mundshme kjo? Në një ndeshje futbolli kjo ndodh, nga asociacioni kulturor shqiptar i Winterthurit. Është një ëndërr e të gjithë pasionantëve të futbollit: Nuk ka rëndësi se cila skuadër shënon më shumë gola ose të fitojë.
“Zemra ime rrah për Shqipërinë, kurse koka ime i takon Zvicrës”, thotë Shefqet Cakolli, president i asociacionit kulturor shqiptar Dardania, para ndeshjes. I pyetur se cilën skuadër e mbështet, ai ishte i qartë: “Le të fitojë më i miri. Më e mira do të ishte një barazim me shumë gola. Ose thjesht 50 me 50”. E bija e tij, Albulena, kishte në dorë një flamur të përzier në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë.
Por, kur filloi ndeshja, fitoi zemra tek 50 personat prezentë në kafene. Sulmet e rralla të Shqipërisë u mbështetën me zë të madh. Kur shënoi Shaqiri, ndjenjat e tyre ishin të përziera. “Zvicra është thjesht më e mirë, duhet ta pranojmë”, thotë Xhevdet Shala i cili jeton në Zvicër prej 23 vjetësh dhe ka nënshtetësi të këtij vendi. “Mirë që ishte Shaqiri ai që shënoi”, shton studenti Endris Murseli cili qëndron në shtetin helvetik që 10 vjet.
Ata reaguan me entuziazëm në rastet e Alban Mehës, Lorik Canës dhe Ervin Bulkut, por portieri Diego Benaglio ishte në nivel. Kështu rrëfen ueb faqja 20min.ch pas përfundimit të ndeshjes, lokali shumë shpejt u zbraz.
“Shkoi mirë apo jo”, pyet Cakolli i cili kishte me vete në njërën dorë flamurin shqiptar e në tjetrën atë zviceran. Zvicra fitoi me rezultat 2:0 ndaj Shqipërisë falë golave të Xherdan Shaqirit dhe Gokhan Inlerit nga penalltia.