E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama kundër prodhimit vendas, do monopolin e ushqimeve

berisha-trrugaKorçë- Kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në Bilisht të Korçës ku ka kërkuar votën e qytetarëve, duke premtuar më shumë investime në sistemin bujqësor.

Duke folur gjatë inagurimit të aksit Miras-Bilisht, shefi i ekzekutivit ka deklarur se kreu i PS-së, Edi Rama, synon të bllokojë prodhimin vendas. Sipas tij heqja TVSH-së për produktet bazë është një dëm shumë i madh për tregun vendas, duke shtuar se Rama kërkon ta bëjë atë monopol të milardierëve të PS-së.

Asnjë vend nuk mund të ketë ekonomi të qëndrueshme pa prodhim. Prodhimi është alfa dhe omega e zhvillimit dhe suksesit ekonomik. Ftoj fermerët e Devollit dhe mbarë Shqipërisë që të zgjedhin mes alternativës se punësimit, rritjes së pagave dhe pensioneve, shtimit të fuqisë blerëse, integrimit, zhvillimit të infrastrukturës dhe alternativës së bllokimit, shpifjes dhe dëmtimit të prodhimeve shqiptare”,- tha Berisha.

Me heqjen e TVSH për ushqimet ai do të marrë  monopolet, kjo është ëndrra e tyre mbi monopolet e ushqimeve, asnjë vend nuk mund të ketë një ekonomi të qëndrueshme pa prodhim, prodhimi është alfa dhe omega e zhvillimit ekonomik, e mirëqenies, zotëria nuk mendon. Ku ka këtu një pëllëmbë tokë pa punuar, katër herë është rritur sipërfaqja e tokës së punuar këtyre viteve, ju ftoj ju fermerëve të Devollit dhe mbarë Shqipërisë, të mendoni mirë të dy politikat, pastaj të votoni,- vijoi ai.

Aksi Miras-Bilisht ka një gjatësi prej 15.3 kilometra, janë investuar rreth 575 milion lekë. Prej saj do të përfitojnë 20 mijë banorë të komunave Miras, Qender Bilisht dhe Hoçisht, pasi është një urë lidhëse me 20 fshatra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›