Shqiperia ngel serish ne klase

Komisioni Europian konkludon se, megjithë progresin e bërë, kushtet për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë nuk janë plotësuar ende.
Progres i pamjaftueshëm vlerësohet për kriterin politik të Kopenhagenit. Ngërci politik i krijuar pas zgjedhjeve të vitit 2009, rezultati i të cilave u kontestua nga Partia Socialiste, mbizotëroi skenën e brendshme politike edhe këtë vit.
Mosbesimi mes palëve u rrit pas zhvillimeve të 21 janarit dhe zgjedhjeve lokale.
“Incidentet e dhunshme të 21 janarit 2011, të cilat cuan në vdekjen e 4 demonstruesve, amplifikuan klimën e mosbesimit jo vetëm mes forcave politike, Incidentet e dhunshme e 21 janarit 2011, te cilat cuan ne vdekjen e 4 demostrueseve, amplifikuan klimen e mosbesimit jo vetem mes forcave politike por dhe ndaj institucioneve te shtetit
por dhe ndaj institucioneve të shtetit. Zgjedhjet lokale të 8 Majit, si rezultat i kontradiktave mbi numërimin e votave të gabuara dhe rezultatit të kontestuar për Tiranën, përshpejtuan më tej polarizimin mes shumicës në pushtet dhe opozitës”, thuhet në raport.
Zgjedhjet lokale, megjithëse vlerësohen si konkurruese e transparente nga OSBE/ODIHR, dëshmuan mungesën e besimit mes forcave politike dhe ndikuan tek administrata zgjedhore.
Incidente të dhunshme u panë gjatë fushatës elektorale, sipas progres raportit, dhe pavarësisht përmirësimive në listën e votueseve, vijojnë problemet që lidhen me saktësinë e tyre.
“Në veçanti, përcaktimi i rezultateve të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, u shndërrua në një proces shumë të diskutueshëm dhe vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u morën sipas linjave partiake, në mungesë të arsyetimit dhe mospërputhjeve. Polemika politike dhe ligjore ndodhi gjithashtu gjatë shqyrtimit të ankesave nga Kolegji Zgjedhor, vecanërisht për Tiranën”, thekson raporti.
Parlamenti njeh një progres modest në organizimin e procedurave parlamentare dhe përgatitjes së axhendës, por nuk përmbushet kriteri kyc i opinionit për një funksionim të duhur të Kuvendit, sipas një dialogu konstruktiv e të qëndrueshem politik mes partive politike.
“Megjithatë, puna parlamentare vazhdoi të pengohet seriozisht nga ngërci politik mes pozitës dhe opozitës, mungesa e dialogut konstruktiv politik dhe retorika konfrontuese u shtua, nxitur nga ngjarjet e 21 janarit dhe procesi i diskutueshëm, si dhe rezultati i zgjedhjeve bashkiake në Tiranë. Opozita i dha fund bojkotit të saj të gjatë ndaj punës parlamentare më 5 shtator. Për shkak të bllokimit politik, progresi në lidhje me shqyrtimin legjislativ dhe funksioni i mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit mbetet i pamjaftueshëm. Procesi i dëgjimit dhe votimit për emërimet e presidentit, e cila ka rifilluar pas një periudhe pezullimi, vazhdoi të jetë e shënuar nga politizimi dhe retorika konfrontuese. Parlamenti nuk ka siguruar ende një seancë të rregullt për procesin e dëgjimit dhe votimit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, i cili është një prioritet kyç i Opinionit”, nënvizon raporti.
Qeveria miratoi në qershor, sipas Komisionit, planin e aksionit për 12 prioritetet, por megjithë punën e komisionit parlamentar të integrimit, ky plan veprimi nuk është miratuar ende nga Parlamenti. Reforma zgjedhore ka ngecur, ndërsa progresi në administratën publike është i kufizuar.
“Ngritja e një shërbimi civil të pavarur, profesional, të bazuar mbi merita dhe të lirë nga ndërhyrjet politike, nuk është përmbushur ende. Emërimi i Avokatit të Popullit ende nuk është bërë”, thuhet në raport.
Me të njëjtat tone vlerësohet edhe gjyqësori, i cili sipas Komisionit, duhet të jetë i pavarur, i paashnshëm, profesional, i përgjegjshëm dhe efikas.
“Nuk ka pasur progres të mëtejshëm përsa i takon pavarësisë së gjyqësorit. Ka patur shqetësime mbi ndërhyrjen jo të duhur apo pengim të hetimit të pavarur dhe ndjekjen e veprave të mundshme penale mbi zhvillimet e 21 janarit, ku u vërejt vdekja e 4 protestuesve”, theksohet në raport.
Pasi përmend aksidentin e Gërdecit, Komisioni vlerëson se vonesat proceduriale pengojnë gjykimin e drejtë. “Ekziston rreziku se vonesat e pajustifikuara dhe të vazhdueshme në procedura parandalojne përmbushjen e parimit për një gjykim të drejtë, sic pasqyron Kushtetuta shqiptare”, vlerësohet në raport.
Korrupsioni mbetet mbizotërues në Shqipëri dhe përbën shqetësim vecanërisht serioz, sipas Komisionit. Ndërkohë që liria e shprehjes në media njeh gjithashtu progres të pamjaftueshëm.
“Ndonëse Gjykata e Apelit e rrëzoi gjobën masive të vendosur televizionit Top Channel për një rast që përfshinte një politikan të nivelit të lartë, aplikimi i parimit të proporcionalitetit të gjobave ndaj mediave apo gazetarëve nuk respektohet gjithmonë. Shqetësime ka patur mbi një sërë cështjesh kur subjektet mediatike kanë folur për aplikim të njëanshëm të rregullave fiskale, presione financiare dhe paragjykim në procedurat gjyqësore. Ka patur një rast dhunimi të një gazetari që u sulmua nga agresorë të panjohur për arsye që raportohet se kishin të bënin me punën e tij. Pavarësia redaksionale vazhdon të pengohet nga interesat politike dhe ato të biznesit, që cojnë edhe në vetëcensurim. Asnjë masë nuk është marrë për të rritur transparencën e pronësisë së mediave”, thekson raporti.
Shqipëria njeh vlerësime më pozitive në kriterin ekonomik, zbatimin pa pengesa në përgjithësi të MSA-së, si dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Facebook Sondazh
Shqipëria dështoi për të dytin vit që të marrë statusin e vendit kandidat. E kujt është përgjegjësia për krizën e rëndë politike?
Qeveria
Opozita
Të dyja
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_417'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(417); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Zbardhet takimi Topi-Sequi
Është zbardhur para pak castesh takimi mes presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe ambasadorit të BE, Ettore Sequi, i cili i dorëzoi kreut të shtetit progres-raportin e KE për Shqipërinë. Tiranë, të majtët bojkot Këshillit Bashkiak
Ka nisur me debate të ashpra dhe ka përfunduar me braktisjen e sallës nga këshilltarët socialistë mbledhja e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Reforma, LSI: Proporcional me korrektim kombëtar
Dy vitet e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë mjaft aktive në kërkesat për ngritjen e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore. Përse dështuam me statusin?
12 prioritetet të cilat duhet të plotësonte Shqipëria ndahen në tre grupe. Ato politike që janë 5, për forcimin e shtetit ligjor, ku theksohet reforma në sistemin gjyqësor, lufta kundra korrupsionit dhe funksionimi i administratës publike, në mënyrë të depolitizuar të përmbledhura në 4 rekomandime. Tre rekomandimet e tjera kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Fyle: Pengesë ngërçi politik
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle prezantoi strategjinë e zgjerimit me vendet e Ballkanit. Për Shqipërinë, Komisioni rifreskon angazhimin për të ndihmuar palët në kapërcimin e ngërcit politik.
Lajmet kryesore
Fyle: Pengesë ngërçi politik
"Disa parti kërkuan nisjen e dialogut"
Zbardhet takimi Topi-Sequi
Përse dështuam me statusin?
Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet