E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria nis grumbullimin, Ujkani është ende në dyshim

Anti-Andorra

Fitorja me Malin e Zi ka ngjallur optimizëm te Kombëtarja për ndeshjen e dytë miqësore me Andorrën më 2 qershor. Vetëm pas dy ditësh pushim, Kombëtarja kuqezi ka rifilluar dje sërish fazën përgatitore për sfidën e të martës së ardhshme të saj. Futbollistët janë grumbulluar në urdhrat e trajnerit Josip Kuzhe në hotel “Dyrrahu” në Durrës. Në këtë ndeshje miqësore nuk do të jenë të pranishëm një sërë titullarësh, si Bogdani, Cana, Curri e Dallku. Kjo për shkakun se tekniku kroat mendon t’u lërë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj, të cilët janë aktivizuar për shumë pak minuta. Pritet që në fushë të jenë një pjesë e mirë e futbollistëve të kampionatit shqiptar të futbollit. Samir Ujkani ka gjasa të mos grumbullohet fare për ndeshjen me Andorrën. Ai nuk i ka zgjidhur akoma problemet me pasaportën belge. Duke pasur parasysh emrin e kundërshtarit, Kuzhe pritet t’i japë mundësinë e aktivizimit Ervin Llanit të Laçit, që u grumbullua në minutat e fundit nga kroati.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›