E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Kombëtare funksionojnë mekanizmat e Josip Kuzhesë

Hamdi Salihi

Ka qenë protagonisti i asaj fitoreje të rëndësishme të Shqipërisë në miqësoren e të martës së fundit ndaj Malit të Zi në Podgoricë, por gjithsesi vazhdon të shfaqet modest, edhe pse ai ishte autori i një goli të mrekullueshëm, që fiksoi rezultatin përfundimtar 0-1. Ai është sulmuesi i Rapidit të Vjenës, Hamdi Salihi, i cili dje, në ditët e parë të grumbullimit të përfaqësues sonë për miqësoren e 2 qershorit ndaj Andorrës, është rikthyer të flasë sërish për atë triumf kuqezi në shtëpinë e malazezëve. “Ishte një fitore e rëndësishme, pohon Salihi. Jam i lumtur për golin, por më duhet të theksoj se Kombëtarja ka ndryshuar shumë. Tani kanë nisur të funksionojnë mekanizmat e trajnerit. Prurjet e reja pozitive. Kemi një grup lojtarësh të mirë dhe mund të shpresojmë për më tepër”. Ndërkohë që ka folur edhe në lidhje me kundërshtarin e të martës së ardhshme, Andorrën, për të cilën ai kërkon të mos nënvlerësohet nga kuqezinjtë: “Në këtë sfidë të të martës së ardhshme do të provohen shumë nga elementët e rinj dhe ata me eksperiencë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›