E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria nis stërvitjet me Mustedanagiç

Kombëtarja shqiptare ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e radhës miqësore kundër Azerbajxhanit (11 nëntor) dhe Maqedonisë (15 nëntor).

Ashtu siç pritej, ekipin në stërvitje e ka drejtuar ish ndihmësi i Josip Kuzes, tani selektori i përfaqësueses U17, Dzemal Mustedanagiç.

Po ashtu trajneri boshnjak pritet t’i drejtojë kuqezinjtë në të dy ndeshjet, pasi Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ende nuk ka arritur ta gjejë pasardhësin e Josip Kuzes.

Në listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje mungojnë emra si Ervin Skela, Edmond Kapllani, Klodian Duro e Altin Lala, i cili ka vendosur të pensionohen nga ekipi kuqezi. Po ashtu Shqipërisë do t’i mungojë portieri kosovar Samir Ujkani, i cili ende vuan nga lëndimi i pësuar me Novaran në Serie A.

Disa nga futbollistët e ekipi kuqezi këtë e shohin si një ere të re në ekipin kuqezi. “Tani ka filluar një epokë e re në ekipin kombëtar, pas largimit të trajnerit Kuzhe", ka thënë Ansi Agollin.

Kurse Andi Lila shpreson se në këto dy miqësore të bëjnë paraqitje të mirë edhe t’i hedhin themelet për eliminatoret e Botërorit 2014, të cilat fillojnë në shtator të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›