Sndalet Tirana, ndjekin Vllaznia dhe Dinamo
Bardheblutë e trajnerit Sengla nuk falin në transfertë, edhe Vllaznia fiton në Lezhë, ndërsa Dinamo shkatërron me goleadë Tërbunin e Pukës
Dinamo rigjen fitoren, kreu dy pikë larg
Dinamo – Tërbuni 5-0
Dinamo: Gjonikaj, Sulemanaj, Medihoxha, Lazri, Hasanaj, Qilimi, Horanlli, Vaka, Meta, Muça, Kaloshi (u aktivizuan: Brari, Shkupi, Kalemasi). Trajner: Xh. Lloshi
Tërbuni: Grela, Lari, Sufaj, Gjekaj, Guri, Vucaj, Gavuci, Zaja, Kopliku, Çokaj, Kapaklija (u aktivizua: Alushi). Trajner: R. Piraniqi
Shënues: Kaloshi 27,52, Meta 43, Horanlli 47, Muça 72
Kartonë të verdhë: Vaka
Gjyqtarë: J. Xhaja, D. Vrapi, A. Bame
Skuadra blu e kryeqytetit për moshat nën 17 vjeç ka gjetur fitoren në javën e 9-të të kampionatit pas barazimit të një jave më parë më Shkëndijën e Tiranës. Djemtë e Xhaferr Lloshit nuk e kanë falur në asnjë moment Tërbunin, duke fituar takimin 5-0. Loja nis e bukur dhe me aksione të shpejta sulmuese nga Vaka dhe Muça, që në minutat e para të takimit. Nuk zgjat shumë rezistenca e mbrojtjes pukjane dhe në minutën e 27-të Kaloshi shënon golin e parë, 1-0.
Pas tij rreth 16 minuta më vonë shënon golin e dytë Meta nga një pasim jashtë zone i Vakës, 2-0. Në pjesën e dytë Horanlli përfiton nga një vendosje jo e mirë taktike e skuadrës mike dhe shënon golin e tretë, 3-0. Loja vazhdon e qetë, teksa vendasit e fjetën mendjen për fitore, por nuk është i këtij mendimi Kaloshi, futbollisti që nuk fal në asnjë sekondë të takimit. Gjen hapësirën e duhur të depërtojë në mbrojtjen e dobët të Tërbunit dhe gjuan nga një distancë rreth 17 metra, topi përfundon në rrjetë dhe shifrat shkojnë në 4-0.
Duket se takimi është i përfunduar, por miqtë nga Puka kërkojnë një gol nderi. Mundohen shumë për të arritur te porta e mbrojtur nga gardiani i kombëtares U-17, Fabian Gjonikaj, por në dy raste Kopliku dhe Çokja nuk arrijnë të gjejnë golin. Nga një sulm pa pretendime Muça i afrohet portës dhe gjuan shënon golin e 5-të në minutën e 72-të dhe me kaq përfundon takimi, që e rendit me këtë fitore Dinamon në vendin e tretë pas Vllaznisë me po kaq pikë dhe Tiranës me 24 pikë. Erjon Hamitaj
Edhe në transfertë nuk fal Tirana
Besa – Tirana 0-3
Besa: R.Deliu, Arkaxhiu, Kashami, Xhafa, Tomo (Osmani 41), Kapidani (Hoxha 70), Hilmiu, Lushkja, Misiri, Çolla, A. Deliu. Trajner: Y. Teliti
Tirana: E. Saraçi, Cake, Jonuzi, F. Llagami, Ar. Sallaku, H. Llagami, Grabova, S. Sallaku, Vatnika (Tabaku 48), Kurti, Al. Sallaku (Jazaj 67) Trajner: L. Sengla
Shënues: Kurti 35, Jonuzi 40, Vatnika 47
Kartonë të verdhë: Xhafa / H.Llagami
Gjyqtarë: E. Begaj, I. Llupi, H. Troka
Këtë herë ishte radha e Besës për tu hequr qafe. Loja ka nisur e bukur dhe me aksione të shumta sulmuese nga skuadra e Tiranës, por ka ndeshur në një mbrojtie të fortë në minutat e para. Kjo ngjeshje në mbrojtje e skuadrës së Ylli Telitit ka shkuar deri në minutën e 35-të, ku Kurti ka marrë një top nga Grabova dhe ka shënuar golin e parë të takimit. Në minutën e fundit të pjesës së parë është mbrojtësi i skuadrës së Tiranës U-17 dhe i kombëtares U-17 që shënon golin e dytë dhe e dërgon skuadrën në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve me tripikëshin në xhep.
Në pjesën e dytë Vatnika gjen golin e tretë në minutën e 47-të të takimit dhe më pas lë fushën e lojës për Xhulio Tabakun, një talent i kombëtares U-17 që vendoset në sulmin e Tiranës. Loja merr disa ndryshime, pasi skuadra e Senglës siguron tri pikët, por djemtë e Telitit kërkojnë me patjetër gola për të rihapur takimin. Hans Llagami në minutën e 73-të pengon në zonë Çollën dhe ndëshkohet me karton të verdhë, po ashtu kryesori Begaj akordon një 11-metërsh, që ekzekutohet nga Çolla, por që nuk konvertohet në gol. Nuk ka më kohë për të luajtur dhe takimi mbyllet 0-3. Erjon Hamitaj
Vllaznia i gëzohet golit të Kabunit
Besëlidhja – Vllaznia 0-1
Besëlidhja: Pica, Leka, Vocaj, Përvathi, Fusha, Përgjini, Marku, Dodaj, Kadeti, Gega, Mekshdeda (u aktivizuan: Kalaj, Qashi, Hila) Trajner: O. Gjyrashi
Vllaznia: Harricaj, Ruçi, Hasa, Gurishti, Pjeshka, Dyca, Dika, Borshi, Kalaja, Hasani, Kabuni (u aktivizuan: Kozmai, Rama, Rrumi, Haxhani). Trajner: E.Çaku
Shënues : Kabuni 10
Kartonë të verdhë: Ulqini, Hasa, Rama
Skuadra e Vllaznisë arrin një fitore me mjaftë velra në fushën e lezhjane. 17- vjeçarët e drejtuar nga Çaku ia kanë dalë të shënojnë në minutat e para të takimit dhe të ruajnë me fanatizëm deri në fund të takimit. Loja që ka nisur e gjen Vllazninë mes aksioneve të shumta, ku Kabuni arrin të bëjë dallimin në fushë mes lojtarëve të tjerë. Në minutën e 10-të skuadra e Vllaznisë gjen dhe golin, ku Kabunit i vijnë në ndihmë shokët e skuadrës dhe Hasani i jep një kros nga e djathta dhe sulmuesi shënon pa vështirësi, 1-0.
Vendasit mundohen të barazojnë shifrat, por kjo është e pamundur, pasi skuadra shkodrane ka një vendosje më të mirë taktike në mesfushë dhe në mbrojtje. Pjesa e parë përfundon 0-1 për Vllazninë. Në pjesën e dytë skuadrat kryejnë zëvendësimet përkatëse dhe lezhjanët janë më të saktë, pasi sapo nis loja i drejtohen sulmit dhe në dy-tri raste mund të kishin barazuar shifrat.
Mbrohet mirë skuadra shkodranë në këto minuta të para, edhe pse sulmi i Besëlidhjes është mjaft aktiv. Me kaq përfundon dhe ky takim me mjaft vlera për Vllazninë që vijon të mbajë vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Dinamon. Andi Vëndresha
Laçi sfal në shtëpi, Teuta pa pikë
Laçi – Teuta 3-2
Laçi: Ujka, Biba, Dedgjonaj, Kërtulla, Dika, Lleshi, Mihana, Ndoj, Dodaj, Mardhoçi (u aktivizuan: Laska, Lepuri, Gjinaj). Trajner: N. Tarazhi
Teuta: Kastrati, Maloku, Giyli, Tema, Keçi, Vora, Faja, Thomai, Taullau, Koçi, Delilaj (u aktivizuan: Dardha, Myrtezaji, Perlleshi)
Trajner: L. Sejdini
Shënues: Doda 15`, 77` (11-m), Dedgjonaj 79` / Thomai 46`, 69`
Kartonë të verdhë: Biba, Martinaj / Thomai
Gjyqtarë: L. Ziu, L. Mema, E. Karaj (Tiranë)
Laçi jep sinjalin e parë që në minutën e 13-të, ku Doda, i vetëm para portës nuk arrin të shënojë. Vetëm dy minuta më vonë vjen goli për laçianët. Doda gjen trekëndëshin e portës mike me një goditje me kokë, pas një harkimi të bukur nga këndi. Në minutën e 25-të vendasit kanë një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin, por goditja mjeshtërore e Merdhoçit kalon vetëm pak centimetra mbi tra. Një minutë më vonë Vora i Teutës i vetëm përballe Ujkes godet fort, por portieri vendas i mohon golin e barazimit. Në pjesën e dytë miqtë kanë një tjetër marsh dhe hidhen në sulm. Në të 46-n minutë Thomai shënon golin e barazimit me një goditje nga distanca. Përseri Thomai tenton golin e avantazhit për miqtë, por Ujka është në lartësinë e duhur.
Në minutën e 59-të Dika godet mjeshtërisht shtyllën e majte pingule nga një goditje dënimi në hyrje të zonës. Thomai, një nga më të mirët në fushë, arrin të kalojë në avantazh miqtë në minutën e 69-të me një goditje perfekte në hyrje të zonës. Vendasit zgjohen nga gjumi dhe tentojnë barazimin dhe e arrijnë atë në minutën e 77-të pas një 11-metërshi të fituar dhe ekzekutuar nga Doda. Por asgjë nuk përfundon këtu, pasi Dedgjonaj 2 minuta me vonë arrin tu japë fitoren vendasve me një gol të shënuar nga rreth 40 metra largësi. Përfundimisht 3-2 për Laçin.
Zela, shpëtimtari i Shkëndijës Tr.
Shkëndija Dr. – Shkëndija Tr. 2-3
Shkëndija Dr: Kastrati, Kushta, Gashi, Bajrami, Xhakoni, Vllahi, Shkëmbi, Malollari, Kola, Kllari, Milla (u aktivizuan: Hima, Dalipi). Trajner: A. Domi
Shkëndija Tr: Spa