Bufon kushton 20 milionë euro
Kriza prek Juventusin dhe
tashmë situata bëhet gjithnjë
e më e komplikuar. Kjo
është historia se çfarë po ndodh
në shtëpinë e "Zonjës së Vjetër".
Juventusi, vetëm pak javë më
parë, e kishte situatën nën kontroll,
por gjithçka u shkatërrua
brenda pak ditëve. Për të ndërtuar
një cikël fi tues nuk mjafton
vetëm të blesh një kampion. Për
të zëvendësuar Nedvedin, 30 milionë
euro janë një ndihmë e mirë,
por duhen edhe të tjera. Kjo, pasi
30 milionë rrezikojnë të përfundojnë
të gjitha në arkën e Verderit
për blerjen e Diegos. Për momentin,
çmimi është në ngritje, pasi
në gjurmët e brazilianit është
edhe Bajerni. Diego mund të
marrë vendin e Riberisë. Prandaj
për t‘u rifutur në luftën për titull
është e nevojshme të gjenden
burime financiare. Strategjia
duket se është zgjedhur: shitja e
disa lojtarëve, para se të blihen
disa të tjerë. Të përzgjedhurit për
t‘u shitur duket se janë ata më të
kërkuarit. Strategjitë ndryshojnë,
pasi kriza ka hyrë në shtëpi, në
dhomat e zhveshjeve të Juventusit.
Pasditen e së dielës, Bufon
vendosi të shmangte ndonjë
budallallëk të mundshëm dhe në
mesin e pushimit mes dy pjesëve
iku nga dhomat e zhveshjes për
t‘u kthyer në fushë. Flet me vete:
"Nuk munden më". Dy ditë më
pas, reagon edhe menaxheri i
tij, Silvano Martina. Ai thotë:
"Nuk kam thënë kurrë se Bufon
dëshiron të largohet. Mos dëshiron
Juventusi që ta shesë? Nuk
besoj, por megjithatë, në këtë
rast, nuk jemi ne ata që duhet të
japin sqarime. Ajo që Xhixhi ka
thënë është vetëm se kërkon
të rikthehet te fitoret, por këtë
dëshiron ta bëjë me skuadrën e
tij, Juventusin". Ekzistojnë edhe
deklarata të tjera, që Martina
i ka lëshuar tri net më parë në
programin "Lunedì di rigore".
Në këtë emision, menaxheri
konfirmonte zhvillimet e janarit
të kaluar, kur klienti i tij ishte në
shënjestrën e Mançester Sitit. Ai
do të pranonte: "Po, kam shkuar
edhe në Mançester, por më pas
ata morën Givenin. Çmimi aktual
i Xhixhit në merkato është
20 milionë euro". Sipas menaxherit,
në një tjetër deklaratë
po gjatë emisionit "Lunedì di
rigore": "Juventusi kërkon 40
milionë për Bufonin". Kjo do të
thotë se, nëse Juventusi dëshiron
ta shesë Bufonin, duhet
të përgjysmojë pretendimet.
Martina saktëson: "Nuk ia vë
unë çmimin. Ky i imi është një
arsyetim. Sipas mendimit tim,
në merkaton e ardhshme çmimet
20 milionëshe do të jenë
diçka e mrekullueshme". Erdhe
pse është kohë krize, kjo nuk do
të thotë se, askush nuk do të trokasë
në portën e Juventusit për
ta kërkuar portierin. Barcelona
duket se është në pritje.
tashmë situata bëhet gjithnjë
e më e komplikuar. Kjo
është historia se çfarë po ndodh
në shtëpinë e "Zonjës së Vjetër".
Juventusi, vetëm pak javë më
parë, e kishte situatën nën kontroll,
por gjithçka u shkatërrua
brenda pak ditëve. Për të ndërtuar
një cikël fi tues nuk mjafton
vetëm të blesh një kampion. Për
të zëvendësuar Nedvedin, 30 milionë
euro janë një ndihmë e mirë,
por duhen edhe të tjera. Kjo, pasi
30 milionë rrezikojnë të përfundojnë
të gjitha në arkën e Verderit
për blerjen e Diegos. Për momentin,
çmimi është në ngritje, pasi
në gjurmët e brazilianit është
edhe Bajerni. Diego mund të
marrë vendin e Riberisë. Prandaj
për t‘u rifutur në luftën për titull
është e nevojshme të gjenden
burime financiare. Strategjia
duket se është zgjedhur: shitja e
disa lojtarëve, para se të blihen
disa të tjerë. Të përzgjedhurit për
t‘u shitur duket se janë ata më të
kërkuarit. Strategjitë ndryshojnë,
pasi kriza ka hyrë në shtëpi, në
dhomat e zhveshjeve të Juventusit.
Pasditen e së dielës, Bufon
vendosi të shmangte ndonjë
budallallëk të mundshëm dhe në
mesin e pushimit mes dy pjesëve
iku nga dhomat e zhveshjes për
t‘u kthyer në fushë. Flet me vete:
"Nuk munden më". Dy ditë më
pas, reagon edhe menaxheri i
tij, Silvano Martina. Ai thotë:
"Nuk kam thënë kurrë se Bufon
dëshiron të largohet. Mos dëshiron
Juventusi që ta shesë? Nuk
besoj, por megjithatë, në këtë
rast, nuk jemi ne ata që duhet të
japin sqarime. Ajo që Xhixhi ka
thënë është vetëm se kërkon
të rikthehet te fitoret, por këtë
dëshiron ta bëjë me skuadrën e
tij, Juventusin". Ekzistojnë edhe
deklarata të tjera, që Martina
i ka lëshuar tri net më parë në
programin "Lunedì di rigore".
Në këtë emision, menaxheri
konfirmonte zhvillimet e janarit
të kaluar, kur klienti i tij ishte në
shënjestrën e Mançester Sitit. Ai
do të pranonte: "Po, kam shkuar
edhe në Mançester, por më pas
ata morën Givenin. Çmimi aktual
i Xhixhit në merkato është
20 milionë euro". Sipas menaxherit,
në një tjetër deklaratë
po gjatë emisionit "Lunedì di
rigore": "Juventusi kërkon 40
milionë për Bufonin". Kjo do të
thotë se, nëse Juventusi dëshiron
ta shesë Bufonin, duhet
të përgjysmojë pretendimet.
Martina saktëson: "Nuk ia vë
unë çmimin. Ky i imi është një
arsyetim. Sipas mendimit tim,
në merkaton e ardhshme çmimet
20 milionëshe do të jenë
diçka e mrekullueshme". Erdhe
pse është kohë krize, kjo nuk do
të thotë se, askush nuk do të trokasë
në portën e Juventusit për
ta kërkuar portierin. Barcelona
duket se është në pritje.