E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikja-Anaidit: Nuk jemi zhulsa, ti sillesh kështu për tu dukur

Pasi largohet Anaidi pas debatit me Ilirin dhe Elonën, reagon Rikja, e cila ka qenë aty gjatë debatit. Ajo mendon se fjala “zhulsa” me të cilën i etiketoi Anaidi është fjalë e rëndë dhe se ai ka bërë shumë gabim, ndërsa Elona mendon se Anaidi gjithçka që e bën vetëm një herë, kërkon ta evidentojë dhe t’ia tregojë të gjithëve. Ajo kujton se është marrë më së shumti me pastrimin shtëpisë, por nuk ka pse të dalë me flamur për ta marrë vesh të gjithë. “Nëse do të bësh diçka të mirë, e bën për vete e jo për të tjerët, por ai e ka për herë të parë që e bën pas tre muajsh”, thotë Elona. Ndërsa Rikja i thotë se ajo ka qenë sëmurë gjatë ditës dhe se duhet t’ia kishte thënë këtë fakt.

Anaidi hyn sërish e i kujton se kur fillojnë të bëhen punët në shtëpi, duhet të angazhohen të gjithë e jo vetëm një pjesë dhe i kujton madje se ajo ka mungesë disipline. Ndërsa Elona preket nga fjalët e tij por i vë në dukje se mungesë disipline ka ai, i cili madje është dënuar për këtë gjë dhe e këshillon se duhet të mësojë të mos i bëjë punët për t’u dukur. Anaidi hedh batuta herë pas here për t’i nervozuar, ndërsa largohet.

Elona ulet me Riken dhe diskuton rreth sjelljes së Anaidit, për të cilin mendon se reagon për t’u “zgjuar nga gjumi”. Ajo mendon se ai është i fundit në shtëpi që duhet të bëjë moral për disipline. Ndërkohë, Shpendi ka shkuar në dhomën e gjumit dhe po merret me pastrimin e dyshemesë. Ndërsa Eldora, pasi komenton reagimin Elonës për sa i përket neglizhencës së saj gjatë ditës për sa i përket pastërtisë, vazhdon të pastrojë banjën e pasi e përfundon, futet për të bërë dush./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›