E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria organizatore e Kampionatit Europian

Kandidatura e Tiranës triumfon me 4 vota më tepër ndaj Polonisë në votimin e bordit të peshëngritjes evropiane. Kështu Shqipëria ka fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të Rritur, në vitin 2014. Është hera e parë, që një veprimtari e këtij niveli organizohet në Tiranë, ndërsa para 3 vjetësh është organizuar në Durrës Evropiani i Peshëngritjes për të Rinj. Tirana do të jetë destinacioni i një tjetër evenimenti madhor sportiv, pasi kryeqyteti shqiptar ka fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për të Rritur në vitin 2014. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, që u mbajt në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, bordi i organizimit që qeveris peshëngritjen kontinentale, ka votuar me 4 vota më tepër, në favor të kandidaturës së Shqipërisë kundrejt asaj të Polonisë. Votimi ka qenë i fshehtë dhe është zhvilluar nën vëzhgimin e kreut të peshëngritjes botërore, Tamas Ajan. “Është një moment i një krenarie të veçantë, - ka deklaruar presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›