E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tomorri debutues mposht Skënderbeun kampion

Skënderbeu-Tomorri 0-0

Skënderbeu, edhe pse siç deklaronte trajneri I ekipit Shpëtim Duro ishte përgatitur fizikisht, teknikisht, taktikisht dhe nga ana psikologjike që të përballonte ndeshjen e parë të Superligës nuk ka mundur të shkojë më larg se barazimi në përballjen me ekipin e Tomorrit të Beratit. Tomori si një ekip debutues, rikthehet në Superligë pas 10 vjetësh ka treguar që në ndeshjen e parë ndaj kampionëve se duhet marrë seriozisht në këtë kampionat. Fakti që në gjirin e tij ka lojtarë që kanë luajtur në Superiore dhe që kanë eksperiencë I dha rezultatet në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Skënderbeu”. Beratasit janë treguar të kujdeshëm në mbrojtje dhe kanë kërcënuar herë pas here portën e vendasve por pa mundur të shënojnë. Nga ana tjetër Skënderbeu e ka kërkuar me ngulm fitoren sidomos në pjesën e dytë të lojës. Tomori ka marrë një pikë të merituar në Korçë dhe heroi për beratasit ka qenë padyshim portieri Ervin Llani. Pritjet e tij ishin vendmitare, ndërkohë që beratasit luajtën me një lojtar më pak për 45 minuta. Roshi u ndëshkua me kartonë të kuq në fundin e pjesës së parë. Gjithashtu, në limitin e ndeshjes, edhe kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, mori kartonë të kuq, si pasojë e një goditjeje brutale ndaj mesfushorit Hodo. Ndeshja pas 90 minutave u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›