E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Barazimi është mësim

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola beson se paraqitja e ekipit të tij në barazimin prej 2-2 ndaj Real Sociedadit në La Liga të shtunën do t`u shërbejë lojtarëve të tij që të luajnë edhe më mirë në të ardhmen.

“Ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë, shënuam dhe kaluam në epërsi të dyfishtë dhe në pjesën e dytë ishim të mirë, por në futboll kurrë nuk i dihet”.

“Një gjë është e qartë, këtë sezon duhet të luajmë mirë deri në fund të takimit, nëse dëshirojmë të fitojmë përsëri. Kur ju fitoni, është e vështirë t`i përsërisni ato që kemi arritur”, tha Guardiola

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›