E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria pa Enciklopedi në 100-vjetorin e Pavarësisë

Edhe në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nuk do kemi një enciklopedi të plotë për vendin tonë. Drejtori i Institutit të Historisë, Muharrem Dezhgiu, thotë se historianët dhe studiuesit prej disa kohësh kanë nisur punën, por fondet kanë qenë modeste dhe ecuria e kësaj vepre shkencore ka mbetur në vend.

Profesor Dezhgiu thotë se dëshira ishte që të paktën një vëllim enciklopedik të kishin në këtë 100-vjetor, por është shumë vonë.
Në lidhje me trajtimin e periudhës komuniste dhe post-komuniste, Dezhgiu thotë se autorët do të jenë të lirë për t`i trajtuar në mënyre objektive këto periudha.
 

Encikloperdia e parë shqiptare është parashikuar të jetë me 10 vëllime, dhe dy gjyhë, shqip dhe anglisht. Kjo vepër e rëndësishme do t`i kushtohet të gjithë botës shqiptare, duke përfshirë 25 fusha të ndryshme , dhe do të përfshihen më shumë se 10 mijë zëra autorësh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›