E Diel, 1 Nëntor 2026

PE me rezolutë për Rusinë: Të ndalohen dënimet politike

Dënimet me karakter politik gjatë viteve të fundit në Rusi kanë cuar në një vendim të prerë Parlamentin Europian. Ditën e sotme PE ka miratuar një rezolutë me të cilën dënohet përdorimi i drejtësisë për qëllime politike në Rusi.

Në rezolutë shprehet “pakënaqësi e thellë për vendimin dhe dënimin jopërkatës” kundër tri anëtareve të grupit protestues të femrave, Pussy Riot.

Më tej, në këtë rezolutë shprehet shqetësimi edhe për dënimin me tetë vjet burg kundër aktivistes opozitare, Taisia Osipova, si dhe për hetimet penale, cak i të cilave janë figurat udhëheqëse opozitare, siç janë Aleksej Navalni, Boris Njemcov dhe Sergei Udalcov.

Rezoluta kërkon nga Moska që t`i gjejë dhe t`i dërgojë para drejtësisë vrasësit e gazetares Ana Politkovskaja, dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Natalija Estemirova.

Kërkohet edhe hetim i besueshëm dhe i pavarur për vrasjen e avokatit kundër korrupsionit, Sergei Magnicki, në vitin 2009, derisa ai ishte në burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›