Berisha i bën bisht Kurbanit. Rama: Fisnikëria nuk vidhet
Kryeministri Berisha e ka anashkaluar stendën e Panairit të Librit, ku është publikuar libri i kreut të opozitës. Duke folur për mediat, Berisha pranoi se kjo shmangie nuk ishte aspak e paqëllimtë.
Nuk ishte e paqëllimtë sepse unë jam një libërdashës, që në vitet e memories sime e deri më sot dhe më mbetet të them vetëm kaq, Zoti i mbrojttë letrat tona nga politikanët e dështuar, por Zoti e mbrojttë dhe politikën dhe po e mbron nga shkrimtarët e dështuar.
Kështu që nuk mendoj se meritojnë ndonjë nderim të veçantë, ata që po dështojnë në politikë dhe rendin pastaj tek letrat për të gjetur një strehë. Letrat nuk janë për strehë, letrat janë eleksir i mendimit të shoqërisë dhe të kombit, ndaj dhe jo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhe lashë mënjanë dështakët e politikës, të cilët duan të shndërrohen në shkrimtarë. Por bëra një gjë, zëdhënëses time i thashë shko bleje librin e kushëririt, se të ka bërë personazh në libër, u shpreh Berisha.
Gjithashtu Berisha shmangun edhe librin e Blushit dhe për këtë ia tha: “Është më ndryshe problemi, por nuk dua të përfshihem në rivalitetin e tyre. Nuk mund të them se janë e njëjta gjë, sepse e kam thënë dhe njëherë, biblioteka e gjyshit të Blushit ka libra sa gjysma e kësaj salle”.
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar mbi komentin e Berishës gjatë vizitës që ky i fundit bëri sot në panairin e librit në pallatin e Kongreseve.
Në këtë prizëm Rama ka reaguar duke thënë: E meqë ra fjala, na thuaj çfarë lexonte gjyshi yt Sali, po bibliotekën të madhe e kishte?.
Sali, fisnikëria s’është si plehrat që i shumon apo si votat që i vjedh! O e ke o s’e ke, as Zoti s’të ndihmon dot në këtë pikë, shkruan Rama në Twiter.