Topalli: Shoqëria civile, rol kyç në integrimin e vendit
Roli i shoqërisë civile për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është i rëndësishëm. Kështu e ka konideruar kryeparlamentarja Jozefina Topalli, pritjen e 150 pjesëmarrësve nga rajoni në sallën e miratimit të ligjeve. Panorama e Shqipërisë, që Zonja Topalli i ka ofruar të rinjve nga rajoni është ajo e një Shqipërie me rritje ekonomike kur vendet fqinje janë të prekur nga kriza dhe nje shtet me bregdet të mrekullueshëm që shton nga viti në vit numrin e turistëve .
I pranishëm në sallën e seancave plenare, ishte edhe Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi i cili ka vlerësuar rolin e shoqërisë civile në Shqipëri. Sipas tij, motoja e çdo qytetari shqiptar duhet të jetë "Integrimi i Shqipërisë në familjen Europiane"