E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria për herë të parë zë vendin e saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kryetarja e Kuvendit ftohet ti adresohet seancës plenare, të kësaj Asambleje.

  Kryetarja e Kuvendit Znj.Jozefina Topalli dhe Kryetari i Parlamentit Kroat Luka Bebic morën pjesë si të  ftuar specialë të Samitit të Asamblesë Parlamanetare të Natos dhe Këshillit Atlantikut të Veriut, që u mbajt ne Oslo te Norvegjise, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i NATOs Jaap de Hoop Scheffer, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Nato-s John Tanner , Kai Eide, i dërguari special i UN për Afganistanin si dhe shumë personalitete dhe përfaqesues të vendeve anëtare të NATO-s.   Jam krenare që shoh flamurin e vendit tim për herë të parë përkrah flamujve të vendeve të Aleancës së lirisë. Do doja të falenderoja Parlamentet e vendeve anëtare të Nato-s, që në një kohë rekord prej nëntë muajsh, bënë të mundur ratifikimin e Protokollit të NATO-s për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë aleance- iu drejtua  Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, pjesëmarrësve.   Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen, se ëndrra e shqiptarëve për tu bërë pjesë e Aleancës së lirisë, nuk do ishte bërë e mundur pa vullnetin, vendosmërinë dhe angazhimin për ti shkuar deri ne fund reformave të suksesshme, të ndërmarra nga qeveria e Kryeministrit Berisha.
Unë ju ftoj të vini në Shqipëri dhe te shikoni ndryshimin e jashtezakonshëm të saj vijoi Kryetarja e Kuvendit të konstatoni me sytë tuaj sesi infrastruktura është modernizuar, sesi ekonomia ka bere progres të pakthyeshëm. Ne përgjysmuam taksat, aplikuam taksën e sheshtë 10 përqind, dyfishuam rrogat dhe pensionet, dyfishuam të ardhurat në buxhet dhe falë luftës ndaj evazionit fiskal të ardhurat janë rritur çdo vit me 22 %, duke sjellë çdo vit në parlament një buxhet shtesë, ne investuam 30 përqind të buxhetin në investime, ne realizuam prokurimet elektronike, taksat elektronike, doganat elektronike.
Në përfundim të fjaës së saj, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se: Anëtarësimin në NATO ne kurrë nuk e kemi konsideruar si dhuratë. Ky anëtarësim është sa frut i reformave dhe përpjekjeve të suksesshme të bëra në vitet e fundit, po aq edhe një kapitull i ri detyrimesh dhe sfidash. Sfida kryesore që Shqipëria ka përpara janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Unë si Kryetare e Kuvendit, ndihem shumë mirë që për herë të parë shqiptarët do të shkojnë në këto zgjedhje me një infrastrukturë tërësisht të re dhe moderne, ndaj dhe ju ftoj te jeni monitorues te ketyre zgjedhjeve.
Kryetarja e Kuvendit Znj.Jozefina Topalli, gjatë qendrimit një ditor në Oslo pritet të ketë takime te rëndësishme me perfaësues te larte të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Parlametit Norvegjez.
  Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›