E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria përcakton duelin Rumani-Bosnjë

Miodrag Belodediç

Miodrag Belodediç, lojtari i parë në histori që ka arritur të fitojë Kupën e Europës (tani Champions League) me dy klube të ndryshme, beson se Shqipëria mund të ndërhyjë në duelin ndërmjet Rumanisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, për vendin e dytë në Grupin D. 45-vjeçari, që ka luajtur 55 ndeshje me përfaqësuesen rumune dhe ka fituar trofeun më të rëndësishëm kontinental me Steauan e Bukureshtit (1986) dhe Crvena Zvezdën (1991) deklaroi: “Franca është favorite për të fituar Grupin D dhe të kualifikohet direkt në fazën finale të Euro 2012, ndërsa Rumania dhe Bosnja do të luftojnë për vendin e dytë, i cili u jep të drejtën të luajnë në ‘play-off’. Megjithatë, ky është një grup i ekuilibruar dhe Shqipëria e drejtuar nga Josip Kuzhe mund të bëjë surpriza. Kjo skuadër nuk është e fortë dhe jashtë fushës së saj mposhtet lehtësisht. Por, në Tiranë të gjitha skuadrat e kanë të vështirë që të fitojnë. Për të marrë vendin e dytë, Rumania dhe Bosnja duhet të marrin rezultat në sfidat në Shqipëri”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›