E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumë arsye për ti shënuar Lushnjës

Fatjon Sefa

Përballja me Apoloninë në Fier është një nga pengesat e Dinamos, kryesuese e klasifikimit, në rrugën drejt fitimit edhe matematik të titullit kampion të Shqipërisë. Por kjo ndeshje do të jetë e veçantë për sulmuesin e bluve, Fajton Sefa. Ai ka një sërë arsyesh për të kërkuar të shënojë në këtë ndeshje, ku ndër të tjera duhen përmendur fakti se prej shumë kohësh i mungon goli. Sefa ka gjashtë javë pa shënuar në kampionat: golin e fundit e ka realizuar më 16 dhjetor 2009, tre gola në sfidën që Dinamo fitoi 4-2 ndaj Vllaznisë. “Dua golin, kam shumë javë, u shpreh Sefa. Për një sulmues është e rëndësishme që ta hedhë sa më shpejt pas shpine një moment të tillë negativ”. Një tjetër arsye ka të bëjë me faktin se Sefa është me origjinë lushnjare dhe e shikon Apoloninë si një kundërshtar historik të vendlindjes së tij: “Për mua, kjo ndeshje do të jetë si një derbi, pasi, megjithëse luaj me Dinamom, Apolonia ka qenë një rivale e përjetshme e skuadrës së vendlindjes sime, ndaj është për mua si një lloj hakmarrjeje”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›