E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqiperia po ballafaqohet me historine e saj”

Reagon Departamenti i Shtetit per ligjin e dosjeve

TIRANE-Shtetet e Bashkuara u shprehen dje zyrtarisht për miratimin e Ligjit për Pastërtinë e Figurave të Zyrtarëve nga Parlamenti i Shqipërisë.
Duke folur në konferencën e rregullt për shtyp, Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Shon Mekormek, tha se me miratimin e ligjit te dosjeve, Shqiperia po perballet me historine e saj te viteve te erreta te komunizmit.
Perpos kesaj zedhensi Mekormket shprehu edhe shqetësime, te cilat sipas tij, i jane bere te ditura edhe qeverisë shqiptare nga ndihmës sekretari i shtetit Daniel Frid.
Zëdhënësi Shon Mekormek tha se procesi i ndjekur për miratimin e ligjit për Pastërtinë e Figurave ka dhënë arsye për shqetësime nga pala amerikane.
“Shtetet e Bashkuara, ia kanë shprehur këto shqetësime qeverisë shqiptare dhe pikërisht ndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë Daniel Fried bisedoi me Kryeministrin e Shqipërisë për këto shqetësime”, tha ai.
Me tej, Mekormek tha se ky është një nga ato proçese që Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga afër.
“Është me rëndësi, që në çdo demokraci qeveria të udhëheqë në një mënyrë të tillë që të gjithë njerëzit të kenë mundësi të marrin pjesë në përcaktimin e të ardhmes së vendit. Shtetet e Bashkuara, e kanë të qartë se Shqipëria është duke u ballafaquar me historinë e saj, por ajo duhet të sigurojë që në këtë proces të mos i përjashtojë njerëzit nga jeta e përditshme në vend”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
OSBE: Ligji duhet të përmbushë kërkesat e shtetit ligjor/
Prezenca e OSBE-së në vendin tonë, kërkon që ligji për pastërtinë e figurave i miratuar nga Kuvendi, të përmbushë kërkesa e një vendi që bazohet mbi shtetin ligjor.
Zëvendës Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Alex Finnen, deklaroi dje se duhen respektuar plotësisht dispozitat përkatëse të Kushtetutës dhe standardet e pranuara ndërkombëtare. “Për këtë qëllim, nga qeveria shqiptare pritet që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në konsultim me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të garantuar që ky ligj përmbush standardet ndërkombëtare, dhe në këtë mënyrë do të sigurojë partnerët ndërkombëtarë për angazhimin e saj ndaj këtyre standardeve”, theksoi ai.
KE: “Nxitimi i miratimit të ligjit krijon terren për t’u shqetësuar”/Këshilli Evropian shpreh shqetësimin e tij për miratimin e ligjit “Për pastërtinë e figurës”. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Terri Dejvis, faktori kohë krijon terren për t’u shqetësuar se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi sesa do të korrigjojë padrejtësitë e bëra në kohën e komunizmit “Mbështetësit e këtij ligji nuk patën kohë të mjaftueshme për të shpjeguar nevojshmërinë e tij. Nuk iu la kohë e mjaftueshmeve mbështetësve që të sqaronin se përse një ligj i tillë është i nevojshëm pas gati dy dekadave nga rënia e regjimit komunist”, u shpreh ai. Megjithatë qëndrimin zyrtar Këshilli i Evropës do ta bëjë të qartë ku ekspertët e këtij institucioni të kenë kohë që të analizojnë tekstin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›