“Shqipëria po shënon progres në rrugën drejt integrimit në BE”
BBC i kushton një reportazh Shqipërisë
Shqipëria po shënon progres në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Shqipëria është një hap larg anëtarësimit në Bashkimin Europian. Është ky konkluzioni që agjencia prestigjioze e lajmeve BBC ka bërë publik nëpërmjet një reportazhi të fundit dedikuar Shqipërisë dhe hapave që autoritetet po ndërmarrin për ta çuar vendin përpara. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për bisedime për pranimin në union shkruan BBC ndërsa thekson se Shqipëria ka shënuar rritje në sektorin ekonomik, madje ka rritjen më të shpejtë në Europë dhe është kthyer nga një vend diktatorial në një tokë sipërmarrjesh- vijon më tej komenti i reporterit të BBC-së. Në këtë material është përcjellë edhe mitingu i organizuar në qendër të Tiranës në 8 dhjetor. Kryeministri shqiptar Sali Berisha i është drejtuar rreth gjysmë milioni njerëzve, të pranishëm në këtë miting, tek i cili u vunë re flamujt e Bashkimit Europian dhe të NATO-s- thuhet më tej.
Në reportazhin kushtuar Shqipërisë dhe zhvillimit të saj, BBC i referohet edhe Bankës Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin, e cila është edhe një nder investitorët më të mëdhenj në Shqipëri. BBC, bënë të ditur duke ju referuar BERZH-it se, ekonomia kombëtare është rritur me 7 për qind në 2008 dhe 6 për qind në tremujorin e parë të 2009, ndërsa specifikon edhe investimet në infrastrukturë dhe në industrinë e telekomunikacionit. në vijim shtohet se investimet e huaja gjithashtu po rriten, si një prove besimi në banka.
BBC vë në dukje se shqiptarët kohë më parë vuanin nga mungesa e energjisë elektrike ndërsa së fundmi ka pasur përmirësime të ndjeshme në këtë drejtim, madje sipas BBC-së, kompania shtetërore ka eksportuar energji te Greqia fqinje. Megjithatë sipas Dervishit vendi ka ende shumë probleme, pasi ka standarde të cilat duhet të arrihen në mënyrë që të bëhemi pjesë e familjes europiane.