E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji Per Pushtetin Vendor - polemika PD-PS te Ligjet

26-10-2010 / Gazeta 55

Komisioni per Ceshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut Komisioni i Ekonomise dhe Financat si dhe ai i Veprimtarive Prodhuese Tregtise dhe Mjedisit diskutuan dhe miratuan dje projektligjin Per pagesen e detyrimeve ndaj te treteve te ndermarrjeve dhe SHA-ve ne pronesi te pushtetit vendor.
Projektligji ne fjale synon transferimin e disa funksioneve ne pushtetin vendor ku njesite e qeverisjes vendore kane te drejte qe mallrat dhe sherbimet publike tua ofrojne qytetareve te tyre. Sherbimet publike njesite e qeverisjes vendore ua ofrojne qytetareve permes ngritjes se ndermarrjeve publike ne njesine e qeverisjes vendore shoqerive aksionare me mbi 50 per qind te zoterimit te aksioneve nga njesia e qeverisjes vendore si dhe formave te ndryshme te privatizimit te ketyre sherbimeve. Ne vleresimet e tyre anetaret e komisioneve kane theksuar se ne rastet kur njesite e qeverisjes vendore i ofrojne sherbimet dhe mallrat publike permes ndermarrjeve publike ose me shoqerite aksionare ato jane pergjegjese per menaxhimin dhe per te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga veprimtaria e tyre.
Nderkohe qe ne rastet kur ndermarrjet publike dhe/ose sh. a.-te ne pronesi te pushtetit vendor nuk paguajne ne kohe detyrimet e tyre ndaj te treteve njesite e qeverisjes vendore jane pergjegjese per pagimin e tyre.
Ligji per pushtetin vendor dhe detyrimet e tij ndaj paleve te treta u shoqerua edhe me polemika mes perfaqesuesve te mazhorances dhe atyre te opozites.
Opozita e ka cilesuar ligjin per pushtetin vendor si antikushtetues pasi sipas saj shkelen gjykatat. Sipas perfaqesuesve te opozites duhet te hartohet nje raport me palet e treta raport i cili duhet te jete i rregulluar me ligj dhe ne rast shkeljeje duhet te veproje permbarimi.
Ndersa mazhoranca e ka mbrojtur projektligjin qe sipas saj siguron te mirat e qytetareve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›