E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, progres ne arritjen e detyrimeve"

Shqiperia eshte ne rrugen e progresit ne permbushjen e detyrimeve, ne kuader te anetaresimit ne NATO. Ekipi i NATO-s, per vleresimin e Raport-Progresit te Forcave te Armatosura Shqiptare gjate nje takimi me ministrin e Mbrojtjes Gazmend Oketa, ka dhene vleresimet me pozitive per progresin e bere ne planifikimin e mbrojtjes e te forces, te cilat jane ne baze te permbushjes se detyrimeve dhe angazhimeve ne kuader te anetaresimit te plote ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Ministri Oketa vleresoi mbeshtetjen e NATO-s, permes konsultimeve, si domosdoshmeri per njohjen dhe koordinimin e hapave te metejshme, per integrimin e plote te strukturave perkatese.

Ministri Oketa e njohu ekipin e NATO-s, me punen e bere per planifikimin e mbrojtjes e te forces, vecanerisht pas marrjes se fteses ne Samitin e Bukureshtit, per procesin e modernizimit te forces e te asgjesimit te municioneve te teperta. Ai theksoi angazhimin e plote te institucioneve shteterore, politike e shoqerore ne mbeshtetje te ketij procesi, permes miratimit te kuadrit te plote ligjor dhe mbeshtetjes financiare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›