E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani, kercenimi kryesor per sigurine e Evropes

Ballkani perben kercenimin me te madh te sigurise per Evropen. Paralajmerimi vjen nga Drejtori i Inteligjences Amerikane Denis Bleir, i cili dy dite me pare prezantoi raportin vjetor para Kongresit. Ne raport shkruhet se sfida kryesore e Evropes, do te jete statusi i pazgjidhur politik i minoritetit serb ne Kosove dhe mosmarreveshjet per ndarjen e pushtetit ne Bosnje-Hercegovine. Ngjarjet ne Ballkan serish do te ndikojne ne Evrope, per kete vit thellohet ne raport, pavaresisht zhvillimeve pozitive te vitit te shkuar, qe perfshine shpalljen paqesore te pavaresise se Kosoves nga Serbia, fitorja e forcave pro perendimore ne Beograd dhe ftesa per anetaresim ne NATO e Shqiperise dhe Kroacise. Deri me tani ka sqaruar Bleir, 22 nga 27 vende te Bashkimit Evropian e kane njohur Kosoven shtet por Serbia nuk e pranon ate, duke mbeshtetur hapur institucionet paralele te serbeve te Kosoves. Beogradi ka perdorur masa ligjore dhe politike per te sfiduar dhe minuar sovranitetin e Prishtines dhe per te limituar mandatin e misionit EULEKS qe ka si qellim ndertimin e nje force multi etnike, te drejtesise, policise dhe doganave. Kjo sipas raportit ka perforcuar nje ndarje, de fakto te Kosoves, me shumicen shqiptare ne jug dhe ate serbe ne Veri.

Kushtetuesja

Ne kulmin e debatit per ligjin e dosjeve, Gjykata Kushtetuese pritet te marre ne shqyrtim javen e ardhshme, ankesat qe jane bere ndaj ketij ligji. Tre ankesa jane bere ne gjykate, kunder ligjit per pastertine e figurave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›