E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria progres në ekzekutimin e vendimeve të gjykatave

Qeveria shqiptare paraqiti reformat më të fundit të ndërmarra në këto fusha dhe Komiteti inkurajoi autoritetet të vazhdojnë përpjekjet e tyre.

Megjithatë, Komiteti vërejti mungesën e vazhdueshme të mjeteve efektive për ata që ndihen viktima të procedurave gjyqësore tepër të gjata, por në pritje të ndryshimeve legjislative, vërejti edhe zhvillimet interesante më të fundit të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Së fundmi, në vijim të një çështje ku Gjykata Kushtetuese ishte në pamundësi të jepte drejtësi për shkak të një ndarje të barabartë të votave, Qeveria informoi Komitetin se Gjykata Kushtetuese kishte marrë masa praktike për të evituar këto situata të veçanta.

Gjithësesi, Komiteti i Ministrave inkurajoi vazhdimin e reflektimit nga ana e autoriteteve, sidomos mbi nevojën e ndryshimit të legjislacionit mbi Gjykatën Kushtetuese.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›