Aksident në autostradën Fushë Krujë- Lac, vdesin 2 të rinj
LAC- Aksident i rëndë në orët e para të së mërkurës në aksin Fushë Krujë- Lac.
Aksi i quajtur ndryshe dhe autostrada e vdekjes, për shkak të aksidenteve të shumta me vdekje, sot i ka marrë jetën 2 të rinjve. Nga të dhënat e para aksidenti ka ndodhur në orën 01.00 pikërisht te kryqëzimi i Patokut.
Sot në mëngjes policia konfirmoi se viktimat janë Fatjon Deda 24 vjec dhe Erion Thaci, 26 vjec të dy nga qyteti i Lacit.
Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motorr drejt Milotit kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe motori është përplasur në asfalt duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të viktimave.
Nga hetimet paraprake policia thotë se shkak i aksidentit ka qenë tejkalimi i shpejtësisë nga drejtuesi i motorrit, i cili së bashku me shokun e tij udhëtonin pa kaskë mbrojtëse.
(s.g/BalkanWeb)