Ambasadori Hamiti dorëzon letrat kredenciale
LONDER- Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Muhamet Hamiti i dorëzoi dje letrat kredenciale tek Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeta II, në një ceremoni në Pallatin mbretëror të Buckingham-it.
Në një njoftim për shtyp të ambasadës së Kosovës në Londër thuhet se ambasadori Hamiti i përcolli Mbretëreshës Elizabeta II "përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, mirënjohjen e qeverisë dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në kthesa historike e vendimtare për fatin e popullit dhe shtetit të Kosovës në kapërcyell të shekujve XX-XXI, në luftë dhe paqe."
"Lartmadhëria e Saj, Elizabeta II shfaqi kënaqësinë për lidhjet miqësore e marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve," thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së Kosovës në Londër.
Mbretëresha Elizabeta II, siç thuhet në njoftim, ka shprehur kënaqësinë për përparimet që ka bërë Kosova gjatë kësaj kohe si shtete i pavarur duke uruar për prosperitetin e popullit të Kosovës në epokën e tij të re.
(bbc/BalkanWeb)