Rama i kthen pergjigje Nanos
Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje se aleanca e paskrupullt Berisha-Meta-Nano nuk ka per ta gjunjezuar seline roze. Deklarata u be gjate nje komunikimi me mediat nga selia e socialisteve, ku kryesocialisti theksoi se Shqiperia po perjeton nje krize te thelle te politikes, te demokracise, te shtetit te se drejtes dhe ekonomise. "Sot me shume se kurre Partia Socialiste ka dhe ndjen detyrimin qe te perballet me forcen e me inercine e se vjetres, e cila materializohet ne aleancen e paskrupullt te Sali Berishes, Ilir Metes e Fatos Nanos per ta kthyer Shqiperine ne skeme te mbyllur interesash, ku pushteti te beje c'te doje me voten e popullit dhe opozita te behet kukull ne prehrin e pushtetit", theksoi Edi Rama. Sipas tij, sot me shume se kurre Partia Socialiste ka dhe ndjen detyrimin qe te perballet me kete krize te rende qe e ka kthyer politiken ne nje shfaqje te padenje interesash te ndara nga interesat e qytetareve dhe te atdheut tone te perbashket. Lideri i socialisteve ne detyre u shpreh se selia roze ka dhe ndjen detyrimin qe te vere alarmin per rrezikun qe i kanoset demokracise, lirive e te drejtave te gjithsecilit, ne qofte se kapitulli dramatik i 28 qershorit mbyllet pa u hapur kutite e votimit te marra peng nga Sali Berisha bashke me te verteten e kycur brenda tyre. "Sot me shume se kurre Partia Socialiste ka dhe ndjen detyrimin qe te luftoje me te gjithe fuqine e saj per rivendosjen e ligjit e te drejtesise ne kete vend ku interesat e nje grushti njerezish ne pushtet jane ngritur mbi ligjin, gjykatat, mbi shtetin e se drejtes", deklaroi Rama. Me tej, ai tha se kur opozites i ndalohet hapja e kutive te zgjedhjeve megjithese kete e thote ligjit dhe kur qytetaret s'gjejne dot drejtesi as kur pushteti u vret te afermit si ne Gerdec, e jo me kur duhet te zgjidhin nje ceshtje me shtetin ne gjykate, kur qeveria eshte kthyer ne strehe njerezish qe kerkohen nga drejtesia e nga populli per vepra penale apo per mashtrime publike, socialisteve u takon te bejne gjithcka qe ligi e drejtesia te rivendosen. Lideri i partise me te madhe ne opozite vleresoi se Partia Socialiste ka dhe ndjen detyrimin qe te vendose publikisht perpara pergjegjesise morale, fajtoret per gjendjen e rende ekonomike e shoqerore ku ndodhen shqiptaret. "Shqiptaret nuk levizin dot lirisht ne Evrope si fqinjet tane, as nuk mund ta perballojne dot me renien e ekonomise se tyre familjare dhe as mund te genjehen nga propaganda e shemtuar e Sali Berishes, Ilir Metes, Fatos Nanos dhe sherbetoreve te tyre qe duan me cdo kusht ta gjunjezojne Partine Socialiste e perdite bejne cmos te fajesojne opoziten per kete gjendje te padurueshme", nenvizoi Edi Rama. Partia Socialiste ka vendosur qe deputetet e saj te bojkotojne Parlamentin e Shqiperise, deri ne plotesimin e kushteve te vendosura nga socialistet. Prej disa ditesh zyrtaret socialiste bejne thirrje nga selia roze per plotesimin e kushteve dhe kryesisht per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.
VIZAT
"Pergjegjesine per mbetjen e shqiptareve pa viza ne Ballkan e ka qeveria e politikave shkaterruese dhe e shpenzimeve shkaterruese mashtruese elektorale, qe per te ndenjur me cdo kusht ne pushtet e beri grope arken e shtetit", reagoi Edi Rama ndaj akuzave se PS, nepermjet bojkotit po pengon integrimin e vendit.
Nano, dy net me pare akuzoi Ramen se shkaterroi PS-ne
Lideri historik i Partise Socialiste, Fatos Nano, ne nje interviste te dhene dy dite me pare ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan, akuzoi Edi Ramen se permes njerezve qe kishin llogari me drejtesine, e kane kercenuar me jete per ta lene te qete ne pushtetin qe ai ka. Ai u beri thirrje socialisteve te votojne "Jo bojkotit!" ne zgjedhjet per kryetarin e PS-se diten e shtune, ndersa u shpreh se do te vihet perballe Edi Rames ne te gjitha garat, si per Bashkine e Tiranes, ashtu dhe per Presidentin e ardhshem. Teksa ka marre ne analize gjithe procesin zgjedhor, situaten paszgjedhore, humbjen e PS dhe bojkotin parlamentar te Rames, Nano ka shprehur qarte qendrimin e tij per largimin e kryebashkiakut, fillimisht nga kjo zyre. Njeheresh ai nuk ka munguar te flase per marredheniet me Berishen, Meten, qendrimin ndaj deklaratave te Majkos, por dhe per nje bashkim real te se majtes. Ndonese nuk ka bere te ditur ne emer te ciles parti do te kandidoje per postin e kryebashkiakut te Tiranes, ka lene per te kuptuar se socialistet do te votojne per te "zbuar" Ramen.