Shqiperia qe ne duam

Ne duam dicka krejt tjeter duam te krijojme nje hapesire te plote e njekohesisht duam te bashkepunojme per Shqiperine evropiane. Per Shqiperine e te gjithe qytetareve qe jetojne ne te pavaresisht prejardhjes se tyre pavaresisht krahines se tyre pavaresisht perkatesise se tyre politike. Sepse kjo Shqiperi nuk eshte as e PS e as e PD. Kjo Shqiperi nuk eshte as blu e as roze. Kjo eshte Shqiperia e te gjithe shqiptareve eshte Shqiperia e flamurit te Skenderbeut e flamurit te Ismail Qemalit e flamurit te heronjve te luftes se syte boterore e flamurit te atyre qe u martirizuan ne kohen e diktatures komuniste thjesht dhe vetem sepse ishin ndryshe dhe e flamujve te atyre qe dolen komunizmit dhe kerkuan Shqiperine si gjithe europa ne vitin 1990
Nga Edi Rama
Mirembrema te gjitheve eshte nje komunikim ne nje ore te pazakonte sepse ka qene nje dite e pazakonte ne nje kohe te pazakonte si koha qe po kalojme. Kemi patur mbledhjen e kryesise se PS per te diskutuar dhe vendosur lidhur me kandidaturat e partise sone si dhe lidhur me kandidaturat e perbashketa te koalicionit Aleanca per te Ardhmen. Kemi pasur veshtiresi per shkak se ne nje numer te konsiderueshem njesish vendore kemi me shume se nje kandidat qe perfaqeson ashtu sic deshirojme interesat pelqyeshmerine dhe kerkesat e komunitetit dhe te koalicionit. Kemi zona te tera ne te cilat eshte realisht nje zgjedhje e veshtire mes kandidatesh burra e gra qe i ofrojne PS i ofrojne koalicionit te Aleances per te Ardhme eksperiencen e tyre cilesite e tyre si dhe ambiciet e tyre. Ne nderkohe ne kemi detyrimin qe te bejme zgjedhjen duke zgjedhur vetem nje.
Dua ta shfrytezoj kete komunikim per tjua percjell te gjithe atyre qe jane angazhuar ne kete proces te gjithe atyre qe jo vetem kane manifestuar ambicien e tyre per te kandiduar ne emer te PS apo te Aleances per te Ardhmen por edhe te gjithe atyre qe i mbeshtesin. Duke u thene se tek e fundit perzgjedhja bie vetem mbi nje kandidat dhe te gjithe se bashku duhet te mbeshtesim nje kandidat. Sigurisht qe midis kandidateve ka nga ata qe kane avantazhet e tyre ka te tjere qe kane avantazhe te tjera secili perfaqeson sigurisht dicka per tu vleresuar per tu konsideruar per tu respektuar. Por nga ana tjeter eshte shume e rendesishme te kuptohet nga te gjithe nga socialistet nga progresistet nga mbeshtetesit e kesaj aleance qe eshte pertej te majtes dhe te djathtes qe bashkon ne nje front njerezit qe kerkojne te largojne regjimin e kusarise dhe te pershpejtojne procesin e ndryshimit ne Shqiperi duke afruar zgjedhjet e reja se duhet pas kesaj perzgjedhje te fillojme betejen tone per Shqiperine per qytetin per komunen dhe ta bejme kete beteje te gjithe se bashku. Ta bejme kete beteje ne cdo hapesire ku ka vend dhe mundesi per ballafaqim. Ta bejme kete beteje dere me dere duke hyre jo thjesht ne shtepite por ne zemrat dhe ne mendjet e njerezve per te ndare me ta jo vetem shqetesimet e perbashketa por dhe domosdoshmerine qe Shqiperia te nderroj rruge te dal nga rruga qorre ku po e shtyn perdite Saliu dhe oborri i tij dhe te rimarr rrugen drejt aspiratave te shqiptareve e shqiptareve qe nuk jetojne ne kete oborr.
Ne sigurisht kemi marre nje numer te konsiderueshem vendimesh te gjitha keto do ti shpallim ne menyre te plote neser. Por ne anen tjeter me e rendesishme sesa kush do te jete kandidati qe do te perfaqesoje komunitetin eshte si-ja e gjithe kesaj perpjekjeje qe duhet te shtrihet ne nje nivel teresor perfaqesimi dhe bashkepunimi me cdo komunitet dhe me Shqiperine. Me kete dua te them se kjo nuk eshte nje beteje per 360 persona. Kjo nuk eshte nje beteje per ate qe do te ulet ne detyren e kryetarit te bashkise apo te komunes ne karrigen e drejtuesit te bashkise apo komunes. Kjo eshte nje beteje per te ndryshuar rrenjesisht nje gjendje qe behet perdite e me e padurueshme. Kjo eshte nje beteje qe behet per tu ndar nga rruga e vjeter nga rruga e shpifjeve nga rruga e fyerjeve nga rruga e genjeshtrave nga rruga e grabitjeve dhe e vrasjeve te njerezve te pafajshem. Kjo eshte nje beteje per te materializuar ne 8 maj nje perpjekje nga e cila populli opozitar njerezisht e zakonshem te ketij vendi duhet te cojne nje mesazh per Saliun Kurre me E ne kete beteje askush asnje qytetare e qytetare e ketij vendi qe aspiron nje Shqiperi ku te kete me shume liri ku te kete me shume pune ku te kete me shume shprese nuk duhet te humbase asnje minute duke gjykuar apo keq gjykuar cilen do nga perzgjedhjet qe ne do te bejme mes kandidaturash qe perfaqesojne secila nje mundesi per komunitetin. Sepse kjo eshte koha per te qene te gjithe bashke per ti hapur vendit nje rruge te re dhe e vetmja rruge eshte rruga jone. E vetmja rruge eshte rruga qe kemi zgjedhur. E vetmja rruge per te pasur ne Shqiperi demokraci dhe jo nje liri te shthurur per te grabitur nje liri te shthurur per te shpifur nje liri te shthurur deri per te vrare njerez te pafajshem. Nje liri te shthurur per tu hyre ne hak njerezve te zakonshem te ketij vendi per ti hyre ne hak ne cdo dere gjykate. Per ti hyre ne hak ne cdo perpjekje per te marre punen qe u takon. Per tu hyre ne hak ne cdo perpjekje per te konkurruar lirisht e ndershmerisht ne nje treg qe eshte marre peng. E te gjitha keto kane nje gje themelore te perbashket me betejen per ceshtjet e vogla por pa aq te rendesishme te cdo komuniteti. Nuk mund te kete ne Shqiperi asgje me te mire per askend qe me pare nuk do te garantoje me perpjekjen e tij bashke me te tjeret ndarjen nga ky regjim largimin e ketij regjimi kthimin e Shqiperise ne nje hapesire bashkejetese alternativash dhe fundin e nje politike kaq te vjeter kaq te pashpirt kaq te pabese kaq grabitqare kaq genjeshtare kaq vrastare.
Me konkretisht dua te them se sigurisht jemi ne procesin e rikonfirmimit te nje numri te konsiderueshem te perfaqesuesve vendore te PS dhe te opozites. Ky eshte nje proces i cili arsyeshem na con drejt mbeshtetjes se atyre qe e kane perfaqesuar komunitetin denjesisht dhe ne nderkohe jane perballur me egersine dhe dyfytyresine e ketij regjimi. Nga njera ane ka propaganduar pa reshtur genjeshtra te panumerta per gjoja decentralizimin per gjoja krijimin e mundesive te reja e mbeshtetjes se madhe ndaj qeverive vendore por nga ana tjeter ka bere krejtesisht te kunderten. Ka plote shembuj mjafton shembulli i Durresit ku nje projekt i shkelqyer i lindur nga nje konkurs nderkombetare per te transformuar qendren e Durresit duke harmonizuar traditen me vizionin per te ardhmen eshte marre peng. shte marre peng me dhune eshte marre peng me police eshte marre peng me xhandare eshte marre peng me sherbetore te pushtetit qe nuk do tu jape qytetareve te Durresit mundesine qe ta shohin te perfunduar projektin te cilin e kane paguar ata me taksat e tyre. Kane mbetur pa u shtruar pllakat e fundit e pikerisht hijeshia e projektit. Ka bere qe politika e vjeter dhe e pabese e Saliut dhe e regjimit te tij te reagoje me te njejtin brutalitet dhe me te njejten dinakeri si ne tere keto vite. Te bllokoje te pengoje te marre peng. Pse Per te mos jua dhene qytetareve te Durresit mundesine qe ta shohin te perfunduar gjene qe ju takon projektin qe ju takon realitetin qe ju takon ne ate qender dhe si ne ate qender dhe ne plote pika e zona te tjera te atij qyteti. Nderkohe qe ne do ta rikonfirmojme kryetarin e bashkise si nje njeri qe ka bere gjithcka ka mundur dhe ka cuar perpara nje pune te nisur mire ne Durres duke krijuar hapesira te reja per komunitetin dhe duke i dhene nje frymemarrje te re brenda mundesive shume te ngushtuara qellimisht urtesisht forcerisht nga qeveria qe quhet e Republikes se Shqiperise por qe eshte vetem regjimi i kusarise. Nga Saliu qe ju qan hallin qytetareve por nderkohe minon prej kohesh ku te mundet sa te mundet si te mundet cdo kryeqytetare qe eshte ne sherbim te qytetit por nuk eshte ne sherbim te tij.
Korca rast me flagrant rast me ulerites te banditizmi te ketij regjimi ndaj qeverisjes vendore te opozites nuk mund te kete sesa rasti domethenes i grabitjes se pemeve te sapo mbjella gjate nates nga policet dhe dhunuesit e Saliut. Per te mos lejuar qe projekti i kryetarit te bashkise te avancoje dhe qe qytetaret te marrin frytet e investimit te tyre. Frytet e parave qe i paguajne bashkise e mbeshtetjes qe i japin bashkise dhe njekohesisht frytet e durimit per te arritur cdo dite nje hap tjeter plot veshtiresi e sakrifica ne nderkohe. Sigurisht ne do ta rikonfirmojme kryetarin e bashkise se Korces si nj nga figurat me te spikatura te politikes vendore te PS dhe te kesaj opozite dhe si nje nga shembujt ku ne mbeshtesim te gjitha arsyet tona pse ne 8 maj qytetaret duhet te derdhen drejt kutive te votimit e duhet jo vetem te votojne kandidatet dhe aleancen per te ardhmen por njekohesisht ti cojne Saliut mesazhin Kurre me
Elbasani jane te dukshme jane te prekshme jane te padiskutueshme transformimet qe i ka sjelle kryetari i Bashkise se Elbasanit qytetit te tij. Kater vjet me pare kur ai u zgjodh kryetar i bashkise shetitorja e Elbasanit ishte nje shteg palidhje nje rruge qorre. Sot eshte nje shetitore evropiane ashtu sikunder ka marre nje hijeshi dhe nje drite evropiane edhe menyra sesi eshte integruar me gjithe zonen historike ne krah. E pra ne do ta rikonfirmojme kryetarin e bashkise se Elbasanit.
E po keshtu do te rikonfirmojme dy kryetar te tjere bashkise qe vazhdojne te cojne perpara punen edhe ata me shume veshtiresi edhe ata me shume probleme edhe ata me shume mangesi per shkak te pengmarrjes se Saliut. Saliu i ka marre peng edhe Vloren edhe Fierin por nuk ka mundur te ndale as punen e kryetarit te bashkise se Vlores dhe as punen e kryetarit te bashkise se Fierit. E nuk do mund ti ndale asgjekund kandidatet tane kryetaret tane te bashkive dhe komunave sepse ajo qe ndodhi me postimin e Ilirit nga koalicionit Bashkimit per te Ardhmen ne prehrin e Saliut dhe te koalicionit te turpit nuk ka me gjase te ndodhe. Bllokimi skandaloz bllokimi i ulet dhe teresisht primitiv pa lidhje me europen ku ne jetojme pa lidhje me kohen ku ne jetojme i keshillave te bashkive dhe komunave me votat e marra nga socialistet dhe progresistet nuk mund te ndodhe me sepse do ti fitojme keshillat e komunave dhe bashkive dhe do ti japim nepermjet ketyre keshillave dhe komunave mundesine bashkiakeve dhe kryekomunareve qe ti cojne perpara projektet pa u ndalur. Sepse nuk eshte ne fakt thjesht dhe vetem Saliu qe ka ndalur ka penguar ka ulur ritmin e larte te zhvillimit te qyteteve tona por eshte ky bashkim eshte ky koalicion i turpit eshte ky pazar i madh te cilin ne e kishim paralajmeruar. I cili u materializua me realizimin e asaj qe u quajt qeveria e integrimit pas vjedhjes se votave qe nuk mund te na ndal me dhe qe nuk ka lejuar qe gjerat te shkojne teresisht ashtu sic duhet. E pra ne kete vazhde ne njekohesisht kemi ftuar dhe jemi te privilegjuar qe e kane pranuar per te shkuar dhe per ti sherbyer komunitetit edhe dy deputete qe neser do te jene kryebashkiaket e rinj te Lezhes dhe te Lushnjes. Dy qytete te cilat u fituan nga koalicioni i vitit 2007 me dy kryetar bashkie qe u mbeshteten fuqimisht nga ne dhe qe fatkeqesisht perfunduar te dy bashke me Ilirin ne koalicionin e turpit duke ne fakt mos e realizuar dot jo vetem ate qe qytetaret qe i votuan prisnin prej tyre por duke e braktisur qytetin e tyre. Keto dy qytete qytetaret do ti rimarrin ne dore permes Gjok Jakut ne Lezhe dhe Fatos Tushe ne Lushnje.
E me tutje me radhe ne do te vazhdojme ne diten e neserme te percaktojme te gjithe harten e bashkive dhe te komunave duke vendosur ne secilen prej tyre kandidatet me te mire. Dua te them edhe dy fjale qe te gjithe socialistet ta kuptojne qe te gjithe progresistet ta kuptojne qe te gjithe ata qe deri dje kane qene ne krah te ndryshem me parite e djathta ne koalicionin tone se ky eshte nje koalicion kjo eshte nje aleance per te ardhmen. Kjo eshte nje force bashkepunuese kjo eshte nje force ku ne nuk duhet te shikojme sesi kemi qendruar ne kampe te ndryshme ne te shkuaren por ne duhet te shohim se si te bashkuar ti japim shembullin shqiptareve sesi nje politike e re ku mes te majteve dhe te djathteve te mos kete urrejtje dhe hendeqe mllefi por te kete bashkepunim eshte e mundshme. Sigurisht qe ne do te krijojme kushte per gare edhe per kandidate qe vijne nga kjo e djathe liberale nga kjo e djathte qe eshte teresisht e vendosur kunder Saliut nga kjo e djathte qe eshte teresisht e bashkuar per ta cliruar Shqiperine kthetrat e regjimit per ti dhene frymemarrje demokracise per te rikthyer mundesite qe Shqiperia te qeveriset me drejtesi dhe te kete drejtesi ne dyert e gjykatave dhe per ti dhene nje hov te ri ekonomise. Te gjithe do ta mirekuptojne se kjo nuk eshte nje zgjedhje e dhimbshme por eshte nje zgjedhje e domosdoshme dhe duhet tu japim mbeshtetje atyre kandidateve te koalicionit qe do jene perfaqesues te te gjitheve se bashku. do kandidat qe do te miratohet prej nesh eshte kandidati yne dhe per secilin nga kandidatet eshte e perbashket. Nuk i kemi te ndare ne sinore sic e ndajne ne sinore Shqiperine Saliu me Ilirin. Sic kane ndare ne Sinore qeverine dhe sic ndajne ne sinore edhe Shqiperine keto ministri i kam une me familjen oborrin sherbetorin dhe klientet. Ato ministri i ke ti me sherbetorin familjen dhe klientet pa pune e madhe se c behet me njerezit e zakonshem te ketij vendi. Pune e madhe se cbehet me ata qe shkojne ne spital e duhet te marrin me vete edhe carcafet e ilacet. Pune e madhe se c behet me ata qe nuk u blejne dot femijeve as abetaren. Pune e madhe se c behet me ata 1 milione qe nuk kane buke per te ngrene. Pune e madhe se c behet me ata qe jane te papune. Pune e madhe se c behet me ata te reja e te rinj qe nuk gjejne mundesine te konkurrojne asgjekund sepse duhet te kesh teserin e PD ose LSI per tu futur ne pune. Rendesi ka blloku i pisllekut ku shkruhen perdite krimet ekonomike ndaj ketij vendi. E pra kjo nuk eshte filozofia jone. Kjo nuk eshte rruga jone. Kjo nuk eshte beteja jone.
Filozofia jone rruga jone beteja jone eshte krejt e kunderta e kesaj. Ne nuk jemi ketu per te ndare ne llokma Shqiperine por jemi ketu per ti bashkuar shqiptaret rreth nje politike dhe vizioni tjeter per njerezit dhe per vendin. Per kete vend te cilit zoti i ka falur gjithcka i duhet per te qene vendi ku cdo shqiptare te ndjehet mire. Per te qene vendi ku asnje shqiptare te mos vuaje nga varferia. Per te qene vendi ku cdo shqiptare te gjeje pune pa qene nevoja te shkaterrohen resurset natyrore pa qene nevoja te ndodh ajo qe ndodh me Krujen pa qene nevoja te ndodh kudo ku qeverisin keta zoterinj qe sot i kerkojne Shqiperise nje mandat per qytetaret. Per cilet qytetare e kerkojne mandatin keta Le te na tregojne nje shembull le te na tregojne nje qytet le te na tregojne nje komune ku kane bere gje sendi tjetre pervecse kane hedhur parate e shqiptareve per rruge elektorale. Ku kane bere gje sendi tjeter pervecse kane shkaktuar e kane prere shirita kuturu. Ku kane bere gje tjeter pervecse kane rishperndare parane e shqiptareve ne funksion te korrupsionit ne funksion te grabitjes ne funksion te vendosjes se shqiptareve nen nje regjim. Prandaj gjerat jane te lidhura bashke prandaj beteja per qytetaret sot eshte e lidhurit pazgjidhshmerisht me lirine e qytetarit per te zgjedhur lirisht. Prandaj beteja per te vendosur kandidatit e aleances per te ardhmen eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me nevojen per te larguar koalicionin e turpit. Per tu ndare nga keta te paudhe qe dalin cdo dite ekraneve dhe ju flasin Shqiperise per qytetarin. I flasin Shqiperise per mrekullite qe do vazhdojne ti bejne po ku jane mrekullite qe kane bere fare ka sot me evidentet sesa blloku i pisllekut me te cilin Shqiperia e shqiptaret duhet te ndahen.
Une dua te nenvizoje dhe nje aspekt tjeter. Ne nuk e kemi ne koalicion per te ardhmen nje partner nje mike te mire nje qytetare te kesaj republike Vangjel Dulen. Por me te dhe me partine e tij ne do te kemi nje marreveshje te posacme nje marreveshje jo thjesht politike por nje marreveshje per te cuar perpara punet dhe per te forcuar uren qe lidh tere Shqiperine dhe tere ta qe jetojne ne Shqiperi sot pavaresisht nga kombesia. Edhe aty Saliu ka vene minat edhe aty Saliu ka kerkuar ndasine. Edhe aty Saliu ka mbeshtjelle mllefin edhe aty Saliu ka mbjelle urrejtjen. Ne duam dicka krejt tjeter duam te krijojme nje hapesire te plote e njekohesisht duam te bashkepunojme per Shqiperine evropiane. Per Shqiperine e te gjithe qytetareve qe jetojne ne te pavaresisht prejardhjes se tyre pavaresisht krahines se tyre pavaresisht perkatesise se tyre politike. Sepse kjo Shqiperi nuk eshte as e PS e as e PD. Kjo Shqiperi nuk eshte as blu e as roze. Kjo eshte Shqiperia e te gjithe shqiptareve eshte Shqiperia e flamurit te Skenderbeut e flamurit te Ismail Qemalit e flamurit te heronjve te luftes se syte boterore e flamurit te atyre qe u martirizuan ne kohen e diktatures komuniste thjesht dhe vetem sepse ishin ndryshe dhe e flamujve te atyre qe dolen komunizmit dhe kerkuan Shqiperine si gjithe europa ne vitin 1990. E flamurit te atyre qe sot e jetojne Shqiperine me varferine e papunesine me hallet e tyre por edhe te atyre qe sot nuk e jetojne Shqiperine sepse jane ne emigracion por me syte nga Shqiperia. Me syte nga Shqiperia ku vazhdojne te cojne para per te mbajtur frymen gjalle te familjeve te tyre nderkohe qe parate e tyre duhet te vijne ketu per ti dhene vendit nje fuqi te re ekonomike me investime me punesim me zhvillim. Po ku Si Me ke Tek blloku Kjo nuk mund te realizohet me bllokun. Ne do ta grisim ate bllok e shqiptaret do ta grisin ate bllok ne 8 maj.
Fjala e Kryetarit te PS Edi Rama pas mbledhjes se Kryesise mbremjen e djeshme.
Lajme te ngjashmeSequi e Wollfarth takojne Ramen lajtmotiv zgjedhjet dhe lista e kandidatevePapailia Dule skualifikon kandidatin zyrtar te Omonias i diktuar nga RamaPS dhe PD shpallin sot kandidatetPD Rama u veteshpall kandidat prej panikut varferia e papunesia ndeshkim ne 8 majMinistria e Transportit Rama bllokon punimet ai pengon Tiranen te clirohet nga kaosi Lidhjeedi rama emrat kandidatet Kryesia mbledhja