E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Inteligjencia e Izraelit, Britanisë dhe Francës, të involvuar në Libi

27-03-2011 / Gazeta 55

Izraeli kontrollon me kujdes zhvillimet në Libi dhe me mençuri më të madhe në krahasim me kolegët francezë dhe britanikë; agjentë të vlefshëm të shërbimeve të saj sekrete po punojnë në Bengazi dhe Tripoli. Drejtimi i ri i Mossad-it, i udhëhequr disa kohë edhe nga Tamir Pardo, ka vënë kujdesin dhe maturinë në vendin e parë, duke u përpjekur të lejë pas disa lëvizje të caktuara të viteve të fundit (edhe pse ndonjëherë, si në rastin e fundit që lidhet me emrin e palestinezit Abu Sisi, i kapur në një tren në Ukrainë, nevojitet teknika e blicit e destinuar të përfundojë në shtyp).
Shërbimi i fshehtë ushtarak i shtetit hebre po çon përpara një tjetër linjë, duke pasur parasysh përhapjen e lajmit për themelimin e një njësie, që do të ketë detyrën e monitorimit dhe, kur është e nevojshme të depërtojë në organizatat perëndimore të së majtës që në mënyrë sistematike mbajnë anën e palestinezëve duke ndikuar shpesh në qëndrimin e medieve për një përhapje më të madhe. Kjo iniciativë është hartuar kryesisht për të ndaluar përsëritjen e episodit të famshëm që në maj të 2010-ës, pa karvanin detar “Freedom Flotilla” në përpjekje për të thyer bllokadën e Gazë-s, me shumë të vrarë e të plagosur. Zyra e veçantë e porsalindur ka mbështetjen e Gjeneralit Yossi Kuperwasser, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve Strategjike. Askush nuk u habit se njerëzit e MI6 po bëjnë presion të lartë në hierarkinë e lartë të Gedaf-it për t’i bindur ta braktisin me kërcënime telefonike për jetën të personalizuara. Londinezët e Inteligjencës janë prej vitesh specialistë të kësaj dege; edhe pse gazetat flasin pak ose aspak, operacione të ngjashme do të kryheshin nga spiunët e shteteve vërtet të interesuar për dështimin, ose të paktën për realizimin e vështirë, të planeve të Kameronit dhe të Sarkozisë në Afrikën e Veriut. Për këtë arsye edhe krerët e opozitës së Bengazit nuk e dëgjojnë të qetë muzikën e melodive të tyre.
Mjekrat e rreme të përtej alpeve do të votojnë Sarkozi-në në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Që nga koha e të paharrueshmit Alexandre de Marenches, që nuk luajnë si protagonistë në arenën ndërkombëtare dhe i janë mirënjohës burrit të shtetit që i konsideron të tillë (pa harruar frontin shtëpiak). Afrika vazhdon t’u japë atyre probleme të vështira për t’u zgjidhur. Të hënën, Al Qaeda Maghreb kërkoi 90 milionë euro për lirimin e katër qytetarëve francezë të rrëmbyer në Niger. Ministri i Jashtëm Juppé tha se nuk ka baza për të bërë një marrëveshje. Shuma e kërkuar e kalon privilegjin në dispozicion të DGSE-së për të zgjidhur çështje të tilla. Zyrtarisht edhe pse askush nuk e beson, Parisi gjithmonë e ka mohuar se ka paguar shpërblesa për lirimin e pengjeve. Ndonjë i lig mund të dyshojë se një shifër e madhe është paguar për të garantuar sigurinë e ish kreut të protokollit të Gheddaf-it, që ka zbritur i lumtur nga anija në douce France fundin e vitit të kaluar, jo vetëm për të shijuar bistro-n e shijshme.
Lufta në Libi dhe rendi i ri botëror në formatin BRIK?/Teoria e Hipokratit mbi ekuilibrin dhe çekuilibrin e katër fazave të humorit të natyrës njerëzore duket të jetë, në këto orë, një mënyrë e mirë e interpretimit të krizës libiane që ka tronditur rendin ndërkombëtar. “Përzierja e keqe” e humoreve gjeneron sëmundjen, si paqëndrueshmëria midis palëve thyen status quo-në dhe konflikti përfshin të gjithë sistemin social. Kështu, në këtë rrëmujë sistematike formohen më fuqishëm parametrat e dy fronteve, BRiK (Brazili, Rusia, India dhe Kina) dhe aleanca perëndimore, të kërcënuar nga dalja prej tyre e një mosfunksionimi të frikshëm: një boshllëk në koordinim. Forcimi i pozitave jo-intervencioniste në krahasim me një ofensivë të armatosur kundër Libi-së të ndërmarra nga fuqitë e reja, që lidhen ngushtë me një front të përbashkët dhe të bashkuar, kundërshton dobësimin e koalicionit perëndimor, polemikat e brendshme për drejtimin e Operacionit Ushtarak Odisea Dawn. Nga njëra anë, Uashington-i, Londra dhe Roma argumentojnë se për të bërë plotësisht efikase objektivat e vendosur nga Rezoluta e 1973 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e nevojshme dhe urgjente një komandë shumëkombëshe në mes të Aleancës Atlantike dhe e zgjeruar edhe në shtetet arabe; nga ana tjetër Parisi dekurajon polemikën dhe refuzon propozimin e aleatëve duke thënë se “efektiviteti i operacioneve nuk është i diskutueshëm” dhe se “koordinimi i NATO-s funksionon”. Efekt përçarës që ka ndezur mosmarrëveshjet ndërmjet aleatëve ishte vendimi i francezëve për të vepruar të parët dhe pa lajmëruar koalicionin; sulmin kundër regjimit të Gedaf-it. Një vendim i njëanshëm që amerikanët dhe britanikët nuk e pëlqyen shumë. Përtej “vijës së zjarrit”, BRIK forcon marrëdhëniet e brendshme dhe njëzëri shprehin keqardhjen për vendimin e fuqive perëndimore për të braktisur rrugën diplomatike, dialogun dhe opsionin e një zgjidhjeje paqësore të krizës, pa rolin kryesor ndërmjetësues të Bashkimit Afrikan. Nëse është ende herët për ta konsideruar BRIK-un si një bllok të unifikuar ekonomik formal, duhet vënë në dukje rritja e blerjes së peshës gjeopolitike të “klubit të fuqive në rritje” në arenën ndërkombëtare dhe konvergjencën e orientimit të tyre politik – strategjik në aspiratën e përbashkët për të krijuar një rregull ndërkombëtar multipolar dhe harmonik, objektiv i deklaruar gjatë Samitit të parë të mbajtur në qershor të 2009-ës në Yekaterinburg.
Abstenimi i Kinës, Rusisë, Brazilit dhe Indisë nga Rezoluta e 1973 është në thelb rezultat i vëmendjes së tyre historike në krahasim më sovranitetin kombëtar, të integritetit dhe harmonisë së secilit shtet. Parimi i mos ndërhyrjes në çështjet e brendshme të një shteti ka qenë gjithmonë pika e fortë e Kinës dhe e Rusisë që, duke qenë shtete shumëkombëshe dhe duke përjetuar shpesh konflikte dhe mësymje të ujgurëve në Turkestanin kinez dhe të çeçenëve, ingushëve dhe osetianëve në stepat euro-aziatike, ngrenë mundësinë që supozimi i nevojës për mbrojtjen e civilëve, pikë primare e Rezolutës, të përbëjë si “të mëparshëm” një veprim të justifikueshëm të ndërhyrjes në një konflikt të brendshëm të mundshëm. Megjithatë, mbrojtja e sovranitetit kombëtar nuk është një interes aq vendimtar që të nxisë Rusinë dhe Kinën për të vënë veton, në mënyrë që të ndalojnë ofensivën ushtarake në Libi dhe as t’i kundërvihen Shteteve të Bashkuara ose vendeve arabe, të bindur për nevojën e ndërhyrjes urgjente për të mbrojtur civilët para se të shkaktohet bastisja ajrore franceze.
Pak ditë para fillimit të veprimeve ushtarake ajo që shfaqet është padyshim fuqia e “bllokut politik” të BRIK-ut, të ushtrimit të ndikimit dhe të tërheqjes ndaj Bashkimit Afrikan dhe Lidhjes Arabe, që kanë zgjedhur si partner pikërisht polin e ri gjeopolitik, duke ndarë me ta ankesën për “përdorimin e shfrenuar të forcës” dhe kërkesën për ndërprerjen e “gjakderdhjes së civilëve” që po bëhet në Libi. Megjithatë, duhet të theksohet, se dhe brenda BRIK-ut po përpiqen të shërohen disa plagë për shkak të mosmarrëveshjeve midis Medvedev-it dhe Putin-it në lidhje me deklaratën e këtij të fundit, që më pas u përgënjeshtrua nga tjetri që e quajti “një kryqëzatë” operacionin ushtarak në Libi.
Nëse vendimi i fuqive në zhvillim për të mos nënshkruar Rezolutën kishte reduktuar ambiciet kineze dhe ruse për t’u vendosur në fushën e shahut gjeopolitik të Afrikës së Veriut, për t’ju afruar Mesdheut dhe për të shfrytëzuar burimet e mëdha energjetike të territorit, për qëllime heterogjene, pabarazitë e brendshme në koalicionin perëndimor dhe niveli i lartë i konkurrencës së brendshme për udhëheqje mund të përmbysin në mënyrë radikale rezultatet e këtij krahasimi të fuqisë dhe pushtetit. Duke cituar Sun Tzu, mund të themi se, për shkak të evolucionit të krizës së pamposhtur libiane, BRIK, të udhëhequr nga Kina dhe Rusia, mund të transformojnë “boshllëqet” në “plotësi”, fuqitë perëndimore në tigra letrash, të dëshpëruara nga një mospërputhje e pashërueshme.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›