E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia renditet ne listen e Lonely Planet me foton e.. Piramides

Shqiperia eshte renditur ne listen e Lonely Planet bashke me Bullgarine dhe Italine tri vende europiane ne 10 te renditura gjithsej si vende deri me tani te panjohura te cilat duhen vizituar gjate 2011-s. Perfytyroni nje vend ku udheheqesit quhen Mbreti Zog Enver Hoxha apo Bamir Topi. Mbusheni skenen ne mendjen tuaj me shkembij bregdetare male me debore rrenoja antike te rrethuara nga xhungla dhe virgjeresha te betuara qe zene vendet e meshkujve te vrare ne pergjakje te vjetra.



Ne fund plotesojini te gjitha keto me nje kod sjelljeje per jeten e perditshme qe ka 1262 udhezime plot 38 nga te cilat jane mbi mikpritjen -thuhet ne prezantimin e Shqiperise ku me pas shtohet .. Mund te duket sikur sapo keni krijuar nje roman fantazie mesjetare por kjo eshte Shqiperia... Keto shkruhen per Shqiperine e cila renditet madje e para ne vendet e sugjeruara per udhetime te vecanta por ka dy te dhena interesante qe terheqin gjithashtu vemendjen.



Kane te bejne te dyja me.. Bulevardin e Tiranes. E para ne nje nga godinat e Bulevardit ndodhet dikush te cilit me siguri ia ka prishur humorin renditja e papritur e Bamir Topit ne listen e udheheqesve historike qe perfaqesojne Shqiperine. E dyta ka te beje serish me nje godine te Bulevardit.. Tingellon vertet ironike por fotoja qe shoqeron prezantimin e Shqiperise nga Lonely Planet eshte fotoja e...Qendres Nderkombetare te Kultures. Pikerisht Piramides qe po tentohet te shembet. Pamja e vecante e Piramides me nje ndertese te dyte xhami ne sfond godina e ETC-se eshte ajo qe eshte pare si me terheqese nga autoret e guides. Sikur te dinin qe ca nga ne ketu duam ti veme kazmen minimalisht do habiteshin..



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›