Felaj-Bregu cfare ndodhi me 21 tetor. Detajet e incidentit dhe kercenimi
TIRAN- Zbardhet kallezimi penal i deputetes se grupit parlamentar Socialist Ermonela Felaj bere ndaj ministres se Integrimit Majlinda Bregu dhe bashkeshortit te saj Namik Ajazi per fyerje dhe kercenim. Dy jave me pare ministrja dhe bashkeshorti i saj kane kercenuar deputeten socialiste dhe e kane ofenduar ne ambientet e nje lokali prane Liceut Artistik. Gazeta Shekulli ka mundur te siguroje kallezimin penal te deputetes socialiste ku rrefen hap pas hapi ngjarjen e ndodhur mes saj dhe ministres Bregu. Kallezimi penal i dorezuar ne prokurori eshte per kryerjen e vepres penale te kanosjes per shkak te detyres. Me poshte vijon kallezimi i deputetes Felaj.
Majlinda Bregu dhe Namik Ajazi me date 21.10.2010 rreth ores 1700 ne Tirane ne vendin e quajtur bar Artisti qe ndodhet ne krahun e majte te rruges qe kalon prane Liceut Artistik Jordan Misja ne bashkepunim me njeri-tjetrin me kane kercenuar rende ndersa ndodhesha se bashku me dy deputete te tjera te grupit tone parlamentar znj. Eglantina Gjermeni dhe znj. Vasilika Hysi.
Pas perfundimit te seances plenare te dates 21.10.2010 une dhe dy koleget e mia deputete jemi drejtuar per ne mjediset e bar Artisti ku jemi ndeshur me te kallezuarit Majlinda Bregu dhe Namik Ajazi te cilet ishin ulur ne nje nga tavolinat e lokalit.
Sapo kemi hyre ne bar e kallezuara Majlinda Bregu me eshte drejtuar me fjalet do te ngece ne fyt nderkohe qe une i kam kerkuar sesi kishte guxim te fliste ne kete menyre ne nje mjedis publik.
Ndersa une dhe kolegia Hysi jemi ulur ne nje nga tavolinat e barit deputetja E. Gjermeni e cila ka mbetur dicka me mbrapa nesh papritmas eshte gjendur ne batarene e fjaleve te renda fyese ne adrese te kryetarit te Partise Socialiste z. Edi Rama fjale keto te thena prej bashkeshortit te ministres z. Namik Ajazi.
Fjalori i ulet me perdorim te fjaleve te tilla ..ai b...q qe ju nxjerr... e te tjera te ngjashme te shprehura me ton te lart ne mjedisin e brendshem te barit na ka detyruar te largohemi duke perdorur nje dere tjeter te lokalit te ndryshme nga ajo prej te ciles hyme dhe prane se ciles ishin ulur dy te kallezuarit.
Sapo kemi dale nga lokali perballe nesh ne rrugen kryesore perpara barit befas ka dale i kallezuari Namik Ajazi i cili me ka kercenuar ne lidhje me bashkeshortin tim.
Pasi me ka akuzuar mua ne vecanti dhe dy koleget se me daljet tona publike ne emer te Partise Socialiste per sa u perket lidhjeve dhe aferave ku dyshohet te jete perfshire ministrja e Integrimit dhe familjare te saj ashtu sikur eshte bere me dije me pare dhe nga media i kishim shkaterruar familjen Namik Ajazi me ka kercenuar disa here me ze te larte se do ti ishte pas tere jeten bashkeshortit tim kudo qe ai te ishte.
Pas ketyre fjaleve i irrituar dhe duke bertitur ai eshte kthyer ne bar ku e priste bashkeshortja.
Pas dy apo tre minutash Majlinda Bregu ka telefonuar ne telefonin celular te znj. E.Gjermeni nga nr.i saj celular.
Ne kete telefonate ajo i ka thene znj Gjermeni kaq sa ju beme ishte pak duke konfirmuar keshtu se ajo jo vetem ishte marre vesh me bashkeshortin qe ai te dilte prej lokalit dhe te kercenonte seriozisht me jeten e bashkeshortit tim por se ky ishte hapi i pare per venien ne jete te ketij kercenimi jo vetem ndaj meje por kujtdo tjeter qe do te guxonte te dilte kunder ministres ne funksionin e saj publik.
Veprimet e Majlinda Bregut dhe Namik Ajazit jane veprime konkrete aktive te kryera ne bashkepunim me njeri-tjetrin me dashje direkte dhe per shkak te detyres publike te deputeteve te opozites.
Perplasja
Pas perfundimit te seances plenare te dates 21.10.2010 une dhe dy koleget e mia deputete jemi drejtuar per ne mjediset e bar Artisti ku jemi ndeshur me te kallezuarit Majlinda Bregu dhe Namik Ajazi te cilet ishin ulur ne nje nga tavolinat e lokalit. Sapo kemi hyre ne bar e kallezuara Majlinda Bregu me eshte drejtuar me fjalet do te ngece ne fyt nderkohe qe une i kam kerkuar sesi kishte guxim te fliste ne kete menyre ne nje mjedis publik.
Fyerja
Fjalori i ulet me perdorim te fjaleve te tilla ..ai b...q qe ju nxjerr... e te tjera te ngjashme te shprehura me ton te lart ne mjedisin e brendshem te barit na ka detyruar te largohemi duke perdorur nje dere tjeter te lokalit te ndryshme nga ajo prej te ciles hyme dhe prane se ciles ishin ulur dy te kallezuarit. Sapo kemi dale nga lokali perballe nesh ne rrugen kryesore perpara barit befas ka dale i kallezuari Namik Ajazi i cili me ka kercenuar ne lidhje me bashkeshortin tim.
Kercenimi
Pasi me ka akuzuar mua ne vecanti dhe dy koleget se me daljet tona publike ne emer te Partise Socialiste per sa u perket lidhjeve dhe aferave ku dyshohet te jete perfshire ministrja e Integrimit dhe familjare te saj ashtu sikur eshte bere me dije me pare dhe nga media i kishim shkaterruar familjen Namik Ajazi me ka kercenuar disa here me ze te larte se do ti ishte pas tere jeten bashkeshortit tim kudo qe ai te ishte.