E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret levizje e lire para Krishtlindjeve

Vizat Vizat media e huaj zbardh vendimin e ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian

Ministrat e Brendshem te vendeve anetare te Bashkimit Europian pritet te votojne ne shumice pro heqjes se vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Mediat nderkombetare kane bere dje te njohur se vendimi i marre ne Parlamentin Europian do te adoptohet me shumice votash nga perfaqesuesit e qeverive te BE-se qe jane edhe hallka e fundit vendimmarrese ne kete drejtim. Vendimi do te hyje ne fuqi pak para Krishtlindjeve citon gazeta Eu Observer nje zyrtar te BE-se. Ai do te jete i vlefshem per zoteruesit e nje pasaporte biometrike dhe lejon keta te fundit ne nje qendrim jo me te gjate sesa tre muaj ne hapesiren Shengen. Edhe pse eshte bere e ditur paraprakisht se procesi nuk ka me asnje pengese perpara njoftimi ne fjale ka rendesi sepse pasqyron nje vendim politik final nga ana e vendeve te BE-se. Ketu nuk duhet harruar se edhe ne votimin e bere ne Parlamentin Europian medyshjet dhe kundershtimet ishin te pranishme cka krijon nje thyerje ne perceptimet e qytetareve europiane dhe atyre shqiptare apo boshnjake. Manifestim i ketij ndryshimi eshte politika qe ne Tirane do te organizoje festimet perkatese ne disa vende te BE-se po shpreh pakenaqesi. Keshtu EU Observer ben me dije se Holanda ka percjelle kritikat e veta per Shqiperine duke vene theksin te mungesa e reformave cilesia e demokracise por edhe korrupsioni apo krimi i organizuar. Per arsye te emigracionit edhe Franca po mban nje qendrim te rezervuar ndaj vendimit ku ministri i saj i Brendshem do te duhet te votoje. Shpresa e Shqiperise dhe e Bosnjes gjithsesi nuk do te vihet dot ne dyshim nga keto dy vende per sa kohe qe vendimi merret me shumice votash. Por prapavija e procesit mbetet problematike dhe mund te vere ne diskutim suksesin e levizjes se lire nese politika nuk arrin te permiresoje situaten ne vend. Pavaresisht nje vendimi pozitiv per vizat progres-raporti i vitit 2010 ka percjelle kritika per Shqiperine dhe duhet nenvizuar se ai eshte nje dokument i perbashket i BE-se. Me real eshte shqetesimi qe pason hyrjen ne fuqi te levizjes se lire per te cilat BE do te testoje edhe prirjen e qytetareve shqiptare. Ne mjaft deklarime dhe qendrime por edhe ne fushaten e nisur nga qeveria shqiptare opinioni po perpunohet me idene se heqja e vizave nuk jep te drejten e nje qendrimi te pakufizuar ne hapesiren Shengen. Madje ajo nuk jep te drejten as te punesimit i cili eshte ne fakt shpresa e vertete per shume shqiptare qe aktualisht jetojne ne kushte te veshtira. Si i tille liberalizimi i vizave vjen si nje e drejte e hapur levizjeje per qytetaret me te varfer te Europes por qe veshtire se mund te behet realisht e dobishme pa perspektiven e punesimit. Ketu mjafton te kujtohet nisma e Komisionerit te BE-se per Zgjerimin Stefan Fule i cili pak dite me pare beri te njohur nje leter per Serbine dhe masat qe duhen marre prej saj per te frenuar fluksin e levizjes drejt Perendimit. Si i tille akti i 8 nentorit eshte i paprecedente dhe paradoksal ne formulim nje levizje e lire apo pa viza por qe hyn ne fuqi me kufizime qe duken si ekskluzive per ballkanasit. Te vecanta ne kete kontekst jane edhe ethet e pasaportave biometrike ne Shqiperi cmimi i te cilave eshte luhatur ne funksion te kohes se posedimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›