E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia rrezikon te luaje jashte kunder Frances

Shkaku i nje spostimi eshte ndertimi i stadiumit te ri dhe prishja e impiantit aktual Qemal Stafa. Mundesine qe perfaqesuesja jone te perballet jashte shtepise me skuadrat me te forta dhe padyshim me mediatike te grupit e ka konfirmuar sekretari i pergjithshem i FSHF-se Eduard Prodani. Nuk e dime ende se ne cilin stadium do te luajme ne ndeshjen kunder Frances ku ekipi yne eshte si prites. Fakt eshte qe asnje nga stadiumet e tjera nuk plotesojne standardet e kerkuara nga UEFA per ndeshje te ketij niveli dhe per pasoje ndeshja mund te luhet jashte Shqiperise. Nuk mund ta themi kete gje me siguri te plote qe tani por ama ka shume mundesi qe te ndodhe keshtu ka thene numri 2 i FSHF-se dje per shtypin.
Standardet - Pervec Qemal Stafes edhe ai me shume probleme asnje stadium tjeter shqiptar nuk permbush kriteret e vena nga FIFA dhe UEFA per ndeshje nderkombetare. Impianti kombetar pritet te prishet dhe me shume mundesi ndeshja kunder Bjellorusise me 27 mars do te jete e fundit qe Shqiperia realizon ne kete stadium. Nderkohe qe ne vendin tone nuk ka asnje stadium tjeter qe te permbushe kriteret. Shpeshhere ishte perdorur si nje gomardare stadiumi Loro Borici ne Shkoder por ai rrezikon qe kete vit si pasoje e ndryshimit te rregullores se licencimit per ndeshje nderkombetare te mos marre OK-in nga nderkombetaret per ndeshje te ketij niveli.
Prapaskena - Zyrtaret e FSHF-se shpresoje qe ne rastin me te keq te shfrytezojne raportin e mire qe kane me drejtuesit e UEFA-s por edhe ne kete rast ka nje problem. Franca dhe Rumania mund te pranonin te benin nje leshim vetem ne rast se i kane mbyllur llogarite me kualifikimin sepse ne te kundert kjo zor se mund te ndodhe. Nese ndonje nga keto skuadra do ta kete lakun ne fyt dhe i duhen patjeter tri piket ndaj skuadres sone atehere zyrtaret e federatave te tyre do te bejne te pamunduren qe te kapen pas ketij detaji dhe per pasoje ta nxjerrin Shqiperine jashte strofkes se vet.

Jetmir Halilaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›