Shqipëria, rrugët pa emra rrezikojnë anëtarësimin në BE

25/10/2004
Rrugës së vështirë për në BE i është shtuar dhe një tjetër pengesë serioze, ajo e mungesës së një adresari normal që të bëjë të mundur regjistrimin e saktë të popullsisë. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja britanike “The Independent”, referuar informacioneve të marra nga Brukseli dhe që flasin për dyshimin e madh që ka Këshilli i Evropës në lidhje me numrin e banorëve që janë aktualisht në Shqipëri, nisur nga mungesa e ndjeshme e emrave të rrugëve, madje dhe të qyteteve të vogla. Edhe pse duket një arsye absurde, për Brukselin çështja është serioze deri në pikën e mohimit të së drejtës së anëtarësimit në BE.
“Shqipëria po përballet tashmë me një pengesë tjetër të pazankontë, në mos absurde, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, sepse shumë pak njerëz në vend duket se e dinë ku jetojnë aktualisht”, ka shkruajtur e përditshmja.
Ndërkaq, drejtoresha e INSTAT-it ka një kundërargument të fortë për të kundërshtuar Brukselin, në lidhje me dyshimin mbi numrin e popullatës, duke kujtuar regjistrimin e fundit të popullsisë, i cili edhe pse ka qenë i vështirë, ka nxjerrë numrin e saktë të banorëve. Milva Konomi, drejtoresha e INSTAT, ka hedhur poshtë faktin se mund të ketë një tjetër regjistrim të popullsisë.
“Nga regjistrimi i fundit rezultojnë 3.697 milionë banorë dhe kjo është shifra e saktë e popullsisë e nxjerrë nga regjistrimi i fundit, i cili është kryer në kushte shumë të vështira, ku ne kemi qenë të detyruar të punojmë si kërmilli, duke lëvizur nga e majta në të djathtë në zona shumë të vogla”, shpjegon Milva Konomi. Sipas drejtoreshës së INSTAT, njihet problemi i kartografisë në Shqipëri dhe i mungesës së adresave, por kjo edhe pse ia ka vështirësuar punën, nuk i ka penguar në regjistrimin e popullsisë.
“Ne kemi patur një kartografi dixhitale, kuptohet shumë larg kartografisë së vërtetë me adresa, zip kode dhe çdo gjë që duhet për adresarët dhe, pikërisht për këtë kemi qenë të detyruar t’i ndajmë territoret në zona shumë të vogla për t’i patur nën kontroll”, thotë Konomi.
Ndërkaq, Tirana zyrtare pranon pa doreza faktin se nuk ka adresa rrugësh, madje në kryeqytet, sipas ministrit Blushi, janë 800 rrugë pa emra.
"Statistikat zyrtare tregojnë se rreth 40 për qind e shqiptarëve nuk kanë adresë", ka njoftuar e përditshmja britanike, duke komentuar faktin se, pikërisht kjo e ka bërë edhe më të dyshimtë regjistrimin e popullsisë. Situatës pa kokë të krijuar nga mungesa e emërtimeve të rrugëve, i ka paraprirë në fakt një vendim i qeverisë në korrik të 2004-ës.
Projektligji për “Për sistemin e adresave”, i miratuar nga Këshilli i Ministrave në korrik, kishte kohë për t’u zbatuar gjashtë muaj. Kryeministri Nano ka dhënë urdhër që bashkitë e të gjitha rretheve duhet të merrnin të gjitha masat për të zbatuar vendimin dhe për të vendosur emra në të gjithë rrugët e mbetura anonime.
“Brenda gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi, autoritetet lokale në të gjithë territorin duhet të bëjnë emërtimet, pra të pajisin me adresa përkatëse të gjithë objektet ekzistuese“, ka urdhëruar Kryeministri Nano të gjitha bashkitë e vendit. Por kanë kaluar pesë muaj nga ai vendim dhe problemi i rrugëve pa emra ka mbërritur deri në Bruksel, i cili ka gjetur dhe një motiv më shumë për t’i thënë jo Shqipërisë në familjen evropiane.
Sherr me karrige në Lushnjë për një emër rruge
Urdhrin e Kryeministrit Nano drejtuar të gjitha bashkive, për të vendosur me urgjencë emra në çdo rrugë, i është përgjigur menjëherë dhe këshilli bashkiak i Lushnjës. Por ajo që ka ndodhur me këtë këshill, duket se ka qenë një rast i paprecedentë dhe që për fatin e keq është marrë vesh dhe nga një gazetar anglez, që e ka botuar në artikullin e vet “Shqipëria, atje ku rrugët nuk kanë emra”.
“Në Lushnjë, atje ku gjatë krizës së piramidave shqiptarë të inatosur hodhën nga dritarja një piano në kokat e policëve, gjatë mbledhjes së këshillit për të vendosur emra rrugësh, ka plasur një sherr që ka përfundur në luftë me karrige mes tyre“, thuhet në artikull. Duket për të qeshur që anëtarët e këshillit të rrihen për një emër rruge, por bëhet për të qartësuar kur duhet të dërgosh një zarf në një adresë.
Jo vetëm të ardhurit, por dhe “autoktonët“ në Tiranë, nuk dinë si të shkruajnë në një zarf adresën e tyre dhe tashmë është bërë modë, por dhe zyrtare shprehja, “Pallati pranë Televizionit“ apo “Pallati pranë ambasadës amerikane“. Fenomeni në fjalë tregon se sistemi i adresave është bërë lëmsh dhe tani gjithkush i vë vetë emrin rrugës ku banon. E shpjeguar me zhvillimet e vrullshme demografike dhe ndërtimet pa kriter, mungesa e emrave në rrugët e kryeqytetit, shqetëson më shumë se këdo postierët, të cilët nuk orientohen më në kaotizmin e kryeqytetit. Kështu shumë zarfe mbeten në derën e postës, pasi bëjnë një xhiro nëpër rrugët e Tiranës. Kjo ndodh se vetëm në Tiranë janë 800 rrugë pa emra. Lagjet e reja të ngritura pothuasje në të gjitha qytetet e mëdha, janë dhe më problematiket.
Megjithatë duket se asnjëherë Shqipëria nuk ka patur një ligj të posaçëm për të rregulluar dhe monitoruar sistemin e adresave në të gjithë vendin. Kjo është pranuar nga vetë zëdhënësi i qeverisë, Aldrin Dalipi, i cili ka kujtuar se ligji i fundit që ka bërë të mundur sistemin e adresave ka qenë ‘69.
“Që nga viti 1969, nuk ka patur një ligj të plotë për adresat dhe ky projektligj do të ketë efekt pozitiv për të rregulluar gjithë lëvizjet demografike që kanë ndodhur në 15 vitet e fundit“, ka deklaruar Dalipi.
Ndërkaq, Ministria e Pushtetit Lokal e ngarkuar së fundi për të hartuar një projektligj që duhet t’i japë zgjidhje situatës, deklaron se ka përfunduar procesin e hartimit të ligjit. Kjo ministri ka përgatitur projektligjin, i cili konsiston në dhënien e një emri apo të një numri çdo rruge.
“Nëpërmjet këtij projektligji arrihet jo vetëm ngritja e sistemit të adresave numerike, por kryesisht, plotësimi i adresave tradicionale të munguara dhe vendosja e tabelave përkatëse, sipas standardeve evropiane“, ka deklaruar ministri i Pushtetit Vendor, Ben Blushi.
Por statistikat e botuara në “The Independent” janë të vërteta. Duket se janë 12 rrethe me problemet më të mëdha pas Tiranës që kanë konfuzione me emërtimet e rrugëve. Në mënyrë të veçantë shqetësimet janë më të mëdha në bashkitë Kavajë, Shkodër, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Laç, Krujë, Burrel, Bajram Curri, Peshkopi, Kuçovë, ku azhornimi i ndryshimeve në sistemin e adresave është mëse i nevojshëm. Sipas informacioneve, në bashkinë e Fierit ka 45 rrugë, në bashkinë Gjirokastër mungon dokumentacioni i plotë i sistemit të adresave, i cili është dëmtuar gjatë trazirave të vitit ‘97-të, megjithatë nga evidentimi i bërë kohët e fundit, rezultojnë rreth 60 rrugë dhe sheshe të paemërtuara. Në bashkinë Kamëz, një nga zonat më problematike në vend, janë të evidentuara deri tani rreth 65 rrugë të paemërtuara. Në bashkinë Durrës “Zona e Kënetes”, nga verifikimi i grupit të punës deri tani janë evidentuar rreth 50 rrugë të paemërtuara.
Bashkia Tiranë 800 rrugë të paemërtuara
Bashkia Fier 45 rrugë
Bashkia Gjirokastër 60 rrugë
Bashkia Kamëz 65 rrugë
Bashkia Durrës 50 rrugë