Malaj, tani bankë vetëm për fshatin
25/10/2004
Zonat malore që zhvillojnë bujqësinë në kushte të vështira dhe nuk sigurojnë dot tregje për të shitur prodhimin, do të jenë të parat në listën e Fondit të Financimit të zonave malore, që së shpejti do të kthehet në bankë. Në fakt, mënyra se si ka proceduar deri më sot me paratë e vëna në dispozion, ky Fond, nuk i ka lënë të kënaqur fermerët e këtyre zonave, të cilët janë ankuar se kanë marrë ”kredi të vogla me interesa të mëdha”. Por duket se tashmë, Ministria e Financave do t’i japë një zgjidhje problemit të fondit dhe të parave, duke kërkuar ngritjen e një banke, që do të jetë vetëm për zonat malore.
“E shikoj shumë pozitive mundësinë e transformimit të Fondit të Zhvillimit të zonave malore dhe të institucioneve apo projekteve kredituese ndaj bujqësisë në një Bankë Kombëtare Rurale”, ka deklaruar Malaj gjatë konferencës “Për prezantimin e projektit strategjik”. Sipas ministrit të Financave, eksperienca e deri sotme e FFZM do të ndihmojë në uljen e risqeve specifike në bujqësi, në dhënien e kredive si dhe do të jetë një model i përshtatshëm për gamën e shërbimeve që mund të hedhë në tregun rural kjo bankë. Kështu banka e ardhshme do të ketë obsione strategjike, që do t’i përkasin drejtpërdrejt sipërmarrjeve në zonat rurale dhe për këtë do të ketë të sigurtë dhe format e kapitalit. Ekzistenca si FFZM, ka patur të sigurta kapitalet nga fondet buxhetore dhe nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë. Fondi i Financimit Rural i ngritur nga qeveria, u transformua në Unionin e Shoqatave Kursim–Kredi dhe në Fondi i Financimit të Zonave Malore. Të dy së bashku, këto institucione kanë një total prej 11.500 klientë në 26 rrethe të vendit.
Ndërkaq, sipas të dhënave të bëra publike nga kreu i FFZM, Arben Jorgji, IFAD ka dhënë nëpërmjet qeverisë shqiptare rreth 8.8 milionë dollarë kredi dhe rreth 500 mijë dollarë grant, ndërkohë që qeveria shqiptare ka dhënë 250 mijë dollarë.
Fondi ka patur disa kritere specifike në dhënien e mikrokredive në zonat malore. Sipërmarrje apo fermerë që punonin në kushte të vështira pune dhe kishin probleme me tregjet dhe me shitjen e produkteve të tyre, janë mbajtur parasysh nga Fondi.
“Rreth 15 për qind e portofolit të kredisë iu është akorduar grave“, ka bërë të ditur Jorgji.
Por duket se interesat me të cilat janë dhënë këto kredi kanë qenë relativisht të larta, madje dhe më të larta se bankat. Kështu për kredi të vogla deri në tre vjet, FFZM ka aplikuar një interes prej 15 për qind, ndërkohë që për kredi deri në 5 vjet ka aplikuar interes 17 për qind. Kreditë që kanë patur më të gjatë kohën e kthimit mbi 5 vjet kanë patur dhe normën më të lartë të interesit me 19 për qind, që mund të quhet dhe norma më e lartë e interesit të kredive në raport me çdo bankë tjetër. Për këtë kreditë nuk janë quajtur shumë të arsyeshme dhe një ndihmë e madhe për fermerët e këtyre zonave që kanë probleme të mëdha ekonomike.
Ndërkaq historia e dhënies së kredive në këto zona fillon katër vjet më parë. Në 2001-shin fondi ka patur portofol kredie në masën 1.7 milionë dollarë dhe një vit më vonë e ka dyfishuar në 3.9 milionë dollarë. Në 2003-shin, portofoli i kredive është rritur akoma dhe më shumë në 7.5 milionë dollarë, për të shënuar shifrën më të lartë në 2004-ën me 10 milionë dollarë.
“Dinamika e rritjes së kredidhënies është një dëshmi e qartë për nevojën e kreditimit të këtyre zonave“, ka thënë gjatë fjalës së tij Jorgji.
Portofoli i kredive sipas viteve
2001 1.7 milionë dollarë
2002 3.9
2003 7.5
2004 10
Kritere për dhënien e kredive
Kushte të vështira për zhvillimin e bujqësisë
Mungesë tregjesh
Shkallë e lartë papunësie
Mungesë në infrastrukturë
Mungesë në kualifikim profesional
Mungesë kreditimi nga bankat e tjera